Ende nuk kanë gjetur zgjidhje problematikat e naftëtarëve të Ballshit. Ditën e sotme ata u mblodhën në qytet duke kërkuar pagën e luftës.
Protestuesit shprehen se dhe pse paga u premtua nga ministrja Balluku, asnjë nga mbi 850 naftëtarët nuk e ka marrë këtë pagë.
“Jemi mbledhur këtu jo për të thënë Rama ik, por Rama na jep lekët, lekët që na ka premtuar. Në rrugë ligjore na ka premtuar se do të na japë pagat e prapambetura të gjithë qytetarëve të Ballshit. I themi Ramës dhe qeverisë së tij se nuk jemi për lëmoshë, për 400 mijë lekë. I ka mbyllur ai dyert e Uzinës. Ose lekët ose do të pezullojmë të gjitha aktivitetet në Ballsh, do shkojmë deri në Fier te Prefekti. Do të bllokojmë autostradën në rast se nuk kalon lekët. Kemi mbi 3 vjet që merremi me këtë çështje. Jemi kryefamiljarë, nuk mban më ujë pilafi. Do të vemi në Tiranë me çdo çmim, do të shkojmë në këmbë nga Ballshi.”
Naftëtarëve të Ballshit kanë protestuar dhe më herët për problematikat e tyre, ndërsa pandemia ka përkeqësuar situatën e tyre ekonomike. Më herët, naftëtarët kanë protestuar për pagat e prapambetura dhe pezullimin e punës në uzinën e Ballshit./ Opinion.al