Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran

2025/06/18 at 10:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran

Që prej nisjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, thirrjet që Irani të ndryshojë regjim janë shtuar ndjeshëm, me Presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që nuk përjashtojnë mundësinë e ekzekutimit të liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Iranianët e kanë përjetuar edhe më parë ndërhyrjen e SHBA-ve, në vendin e tyre.

Fushat naftëmbajtëse

Në vitin 1953, SHBA ndihmoi në organizimin e një grushti shteti për të rrëzuar kryeministrin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Iranit, Mohammad Mossadegh. Ai kishte premtuar se do të shtetëzonte fushat naftëmbajtëse të vendit, një veprim që SHBA-të dhe Britania e Madhe e panë si një kërcënim serioz, duke qenë se vareshin nga nafta e Lindjes së Mesme.

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, lëvizja për shtetëzimin e naftës u pa si popullore brenda Iranit dhe si një fitore për Bashkimin Sovjetik të asaj kohe.

Fuqizimi i Shahut

Qëllimi i grushtit të shtetit ishte mbështetja e monarkut iranian, Mohammad Reza Pahlavi, që të sundonte si Shah i Iranit dhe emërimi i një kryeministri të ri, Gjeneral Fazlollah Zahedi.

Grushti i shtetit

Para ngjarjes, CIA dhe Shërbimi Sekret Britanik (SIS) ndihmuan në nxitjen e pakënaqësisë ndaj Mossadeghut përmes propagandës. Në vitin 1953, CIA dhe SIS bashkuan forcat dhe organizuan protesta të mëdha kundër Mossadeghut, të cilave më vonë iu bashkua edhe ushtria.

Paratë amerikane

Për të siguruar stabilitet për Zahedin, kryeministrin e ri, CIA i vuri në dispozicion fshehurazi 5 milionë dollarë brenda dy ditëve nga marrja e pushtetit, shkruan CNN. Ish-Presidenti Barack Obama pranoi ndërhyrjen në grushtin e shtetit edhe në vitin 2009.

Pasi Mossadeghu u hoq nga pushteti, SHBA forcoi mbështetjen për Shahun Pahlavi. Ndërhyrja e huaj shkaktoi zemërim të madh te populli iranian, duke ushqyer ndjenja anti-amerikane për dekada.

Revolucioni Islamik

Shahu u bë një aleat i ngushtë i SHBA-së. Por në fund të vitit 1970, miliona iranianë dolën në rrugë kundër regjimit të tij, të cilin e shihnin si të korruptuar. Protestuesit laikë e kundërshtonin për autoritarizmin e tij, ndërsa islamistët për shkak të agjendës së tij modernizuese. Shahu u rrëzua në Revolucionin Islamik të vitit 1979, i cili i dha fund monarkisë së mbështetur nga Perëndimi dhe solli në pushtet Republikën Islamike dhe sundimin klerikal./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke
Rajoni

Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

1 Gusht, 2025 5:30 pm
U zhduk në ujërat e Matit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit
Kronikë

U zhduk në ujërat e Matit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

1 Gusht, 2025 5:26 pm
Kina kritikon vendimin e SHBA për të sanksionuar zyrtarët palestinezë: Zhgënjyese
Bota

Kina kritikon vendimin e SHBA për të sanksionuar zyrtarët palestinezë: Zhgënjyese

1 Gusht, 2025 5:24 pm
Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit
Aktualitet

Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit

1 Gusht, 2025 4:56 pm
Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete
Aktualitet

Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete

1 Gusht, 2025 4:46 pm
Gaza/ Spanja dhe Gjermania dërgojnë ushqime dhe furnizime mjekësore
Bota

Gaza/ Spanja dhe Gjermania dërgojnë ushqime dhe furnizime mjekësore

1 Gusht, 2025 4:40 pm
Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër
Aktualitet

Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër

1 Gusht, 2025 4:35 pm
Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë
Kronikë

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë

1 Gusht, 2025 4:33 pm
E akuzon për bashkëpunim me SHISH, Serbia arreston shtetasin e saj
Rajoni

E akuzon për bashkëpunim me SHISH, Serbia arreston shtetasin e saj

1 Gusht, 2025 4:22 pm
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Aktualitet

Mbështetja ndaj fermerëve, hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve

1 Gusht, 2025 4:13 pm
Para
Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 59-vjeçari në Maliq

Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 59-vjeçari në Maliq

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë SHBA e ta detyrojë të hyjë në luftë

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë SHBA e ta detyrojë të hyjë në luftë

Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për dosjen e dytë ndaj tij

Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për dosjen e dytë ndaj tij

TE FUNDIT

Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke
1 Gusht, 2025

Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandë?...

Lexo më shumë

U zhduk në ujërat e Matit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

U zhduk në ujërat e Matit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit
1 Gusht, 2025

Trupi i pajetë i peshkatarit është gjetur pas disa orësh kërkime. 68-vjeçari me iniciale D. Q., u zhyt në ujërat...

Lexo më shumë

Kina kritikon vendimin e SHBA për të sanksionuar zyrtarët palestinezë: Zhgënjyese

Kina kritikon vendimin e SHBA për të sanksionuar zyrtarët palestinezë: Zhgënjyese
1 Gusht, 2025

Kina ka kritikuar ashpër vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione ndaj anëtarëve të Organizatës për Çlirimin e...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit

Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit
1 Gusht, 2025

Në vijim të aksionit për lirimin e hapësirave publike, qeveria ka planifikuar që të krijojë një portal të posaçëm, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com