Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nafta Virxhin/ Mbyllen hetimet, ja akuzat për Xhillarin dhe 5 të tjerë

2016/05/23 at 3:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nafta Virxhin/ Mbyllen hetimet, ja akuzat për Xhillarin dhe 5 të tjerë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim administratorin e kompanisë së naftës, “Tea Construction & Petrol”, ish zv.Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave dhe disa punonjës.

Ata akuzohen se janë përfshirë në një skemë mashtruese financiare, me vlerë mbi 2 milionë euro, si edhe me një dëm të pallogaritshëm nga qarkullimi në treg i naftës së papërpunuar si pasojë e veprimeve fiktive.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania “Tea Oil”, me administrator të pandehurin, Adrian Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.

Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë. Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.

Prokuroria e Fierit, në vijim të hetimeve të saj, ka konstatuar se “zhdukja” e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” të “Tea Construction & Petrol” është realizuar edhe për shkak se zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e sasisë së karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse, nuk e kanë kryer detyrën e tyre.

Nga hetimi ka rezultuar se nga punonjësit e nivelit të lartë të administratës doganore janë kryer veprime që kanë lejuar shtetasin Adrian Xhillari me cilësinë e administratorit dhe aksionerit të vetëm të shoqërisë Tea Construction & Petrol Sh.a dhe këtë shoqëri, që ti shmangen Xhillari dhe kompania procedurave të mbikqëqyrjes doganore, duke sjellë si pasojë fshehjen e të ardhurave dhe shmangien e detyrimeve nga këto subjekte.
Personat e pandehur dhe akuzat 1. Adrian Xhillari, hetuar me mase sigurimi “arrest në burg” në mungesë, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të
ardhurave” “Mospagimit të taksave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

1. Tea Construction & Petrol Sh.a, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave”, “Mospagimit të taksave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

2. Lula Njebza, ish­- zv.Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim;

3. Mirarbër Teneqexhiu, ish­Kryetar i Degës Doganore, Tiranë, hetuar me masë sigurimi ”detyrim paraqitje” e ndryshuar nga Gj.Lartë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim;

4. Alfred Bushi, Doganier, Fier, hetuar me masë sigurimi “arresti në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”;

5. Syrja Misiraj, Doganier, Fier, hetuar fillimisht me masë sigurimi “arrest në burg, e ndryshuar më pas në”detyrim paraqitje” nga Gjykata e Lartë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”;

6. Adrian Alikaj, hetuar me masë sigurimi “arresti në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Ju sugjerojmë

47 liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes IA, hapja e samitit në Tiranë dhe…
Aktualitet

47 liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes IA, hapja e samitit në Tiranë dhe…

16 Maj, 2025 1:08 pm
‘Zgjedhjet,një farsë’/Berisha në Bruksel:Na mbështetni që kombi im të votojë i lirë
Aktualitet

‘Zgjedhjet,një farsë’/Berisha në Bruksel:Na mbështetni që kombi im të votojë i lirë

16 Maj, 2025 1:05 pm
Drejt fundit numërimi i votave të diasporës, kryeson PS me 54.18%
Kryesore

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës, kryeson PS me 54.18%

16 Maj, 2025 12:50 pm
Përfundon numërimi në Bashkinë Konispol, ja si u shpërndanë votat për partitë
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave preferenciale/ PS siguron 37 mandate, PD vetëm 6

16 Maj, 2025 12:45 pm
Zgjerimi i BE për Ballkanin Perëndimor, Costa: Qëndrueshmëria e besimi, parimet kyçe
Aktualitet

Zgjerimi i BE për Ballkanin Perëndimor, Costa: Qëndrueshmëria e besimi, parimet kyçe

16 Maj, 2025 12:34 pm
Samiti i Tiranës nga mediat e huaja/AP: Salla pranë monumentit të Skënderbeut…
Aktualitet

Samiti i Tiranës nga mediat e huaja/AP: Salla pranë monumentit të Skënderbeut…

16 Maj, 2025 12:29 pm
Mbërrin i fundit i liderëve europianë/ Presidenti Macron përqafim me Ramën
Aktualitet

Mbërrin i fundit i liderëve europianë/ Presidenti Macron përqafim me Ramën

16 Maj, 2025 12:21 pm
Takimi me Ramën në Kryeministri/Rutte:Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

Takimi me Ramën në Kryeministri/Rutte:Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor

16 Maj, 2025 11:59 am
“S’kam shkuar në Gjadër por…”/Meloni në Tiranë:Armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë
Aktualitet

“S’kam shkuar në Gjadër por…”/Meloni në Tiranë:Armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

16 Maj, 2025 11:47 am
Rama i ulet në gjunjë/ Kryeministrja Meloni: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë
Aktualitet

Rama i ulet në gjunjë/ Kryeministrja Meloni: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë

16 Maj, 2025 11:37 am
Para
Skandal trukimesh, i përfshirë edhe lojtari i planifikuar për ‘Euro 2016’

Skandal trukimesh, i përfshirë edhe lojtari i planifikuar për 'Euro 2016'

Ikën Louis Van Gaal, ja kush do e drejtojë Manchester United

Ikën Louis Van Gaal, ja kush do e drejtojë Manchester United

Asambleja e NATO-s, blindohet Tirana. 700 deputetë e delegatë vijnë në…

Asambleja e NATO-s, blindohet Tirana. 700 deputetë e delegatë vijnë në...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

47 liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes IA, hapja e samitit në Tiranë dhe…

47 liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes IA, hapja e samitit në Tiranë dhe…
16 Maj, 2025

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë është hapur nga një ceremoni e veçantë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe...

Lexo më shumë

‘Zgjedhjet,një farsë’/Berisha në Bruksel:Na mbështetni që kombi im të votojë i lirë

‘Zgjedhjet,një farsë’/Berisha në Bruksel:Na mbështetni që kombi im të votojë i lirë
16 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në Forumin e Unionit Internacional Demokratik (IDU) në Bruksel. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës, kryeson PS me 54.18%

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës, kryeson PS me 54.18%
16 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave të diasporës po shkon drejt përfundimit. Sipas të dhënave nga KQZ, bëhet me dije se...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave preferenciale/ PS siguron 37 mandate, PD vetëm 6

Përfundon numërimi në Bashkinë Konispol, ja si u shpërndanë votat për partitë
16 Maj, 2025

Pesë ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, ka përfunduar në gjithë vendin procesi i numërimit edhe i votave prefenciale apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com