Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Në kërkesën e drejtuar zyrtares së parlamentit, Lindita Nikolla, “Rithemelimi” kërkon interpelancë për tre çështje të cilat lidhen dhe me çmimet në vend.
Në kërkesë kërkohet interpelancë për paketën e masave për përballimin e krizës, gjendjen e rezervave të materialeve të shtetit dhe gjendjes së rezervave të sigurisë së naftës.
Komisioni i Rithemelimit ka mbështetur protestën e qytetarëve, duke thënë se qeveria nuk ka marrë masa dhe se duhet të ul çmimin e naftës dhe produkteve ushqimore.