Kryetari i PD Lulzim Basha përmes një video mesazhi i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë duke ulur taksat e karburantit, në një kohë kur gjatë ditës së sotme çmimi i naftës në vend shënoi 230 lekë për litër.
Në videon e regjistruar përpara një pike karburanti Basha shprehet ndër të tjera se qeveria e ka mundësinë t’ju vijë në ndihmë qytetarëve, duke kërkuar që çmimi i karburanteve të mbahet nënkontroll përmes uljes së taksave.
“Është detyra e qeverisë t’ju vijë në ndihmë njerëzve dhe biznesit në këto kohë të vështira dhe qeveria shqiptare i ka të gjitha mundësitë që duke ulur taksat që t’ju vijë në ndihmë njerëzve në nevojë në mënyrë që ju të paguani më pak për karburantin dhe mallrat e tjera bazë, çmimi i të cilave ndikohet drejtpërdrejt nga çmimi i karburantit”, tha Basha ndër të tjera./Opinion.al