Janë krijuar tensione në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up.
Deputeti Saimir Korreshi u shpreh se kreu i qeverisë duhet të pranojë se “nuk ia mban prapanica të vijë në komision” pasi ka frikë.
Nga ana tjetër Metaj është shprehur se kryeministri Rama nuk ka arsye të vijë në këtë komision.
Pjesë nga debati:
Saimir Korreshi: Dua ca leksione si ta kemi krimin e organizuar nga Rama, si vidhen kaq lekë nga buxheti i shtetit, si rrihet duke ngrënë dardha pas ose të thotë jam frikacak e nuk ma mban prapanica të vi në komision.
Ilir Metaj: Përse mund të vijë Edi Rama dhe çfarë mund të mësojë ai këtu. Nuk është hera e parë që dikush nga ju e zbret fjalorin derisa fjalën ia jep prapanicës, sikurse bëri edhe kolegu aty, që na solli në Komision prapanicën.
E kuptoj që e keni treguar me vepra dhe jo vetëm me fjalë që është maja ku mund të arrini, përse mund të vijë Rama dhe çfarë mëson ai këtu.
Ai do ju mësojë se si ndërtohen projekte për të ndryshuar Shqipërinë dhe si ndryshohet faqja e Shqipërisë, por për ta kuptuar këtë duhet të dalësh jashtë nivelit të prapanicës dhe për këtë nuk e bëni dot. Jeni të pashpresë në këtë drejtim.
Saimir Korreshi: Herë tjetër nuk do të flas me nder, por me Noc Rokun, pa merak. Noc Rrokun herët tjetër, të ta këndoj nga mëngjesi deri në darkë, siç ta këndon kryeministri. Fillon me Nor Rok, vërshëllen, bilbilosin që…
Ilir Metaj kërkon fjalën.
Albana Vokshi: Nuk ia dhashë për replikë, ia dhashë zotit Mziu. A ka mundësi të heshtësh
Ilir Metaj: Jo nuk ka mundësi
Albana Vokshi: Zoti Metaj për çfarë e doni fjalën
Ilir Metaj: Për replikë
Albana Vokshi: Kush ta përmendi emrin? Kush? Saimir përdori tjetër emër, nëse e ke emrin ashtu dakord. Por nuk e ke ashtu, përmendi tjetër emër ai, nëse është ky emri dakord. Nëse është emri jot ai, ta jap fjalën për replikë. Por ai përmendi një emër tjetër që e ka qejf kryeministri yt.
Mqs, ti ke emër tjetër. Saimir Korreshi ka përmendur emër tjetër.
Nëse ke marrë detyrë të prishësh Komisioni. Korreshi e përmendët emrin e Metajt?
A e përmendët gjë emrin e tij? Nëse quhesh ashtu ta jap emrin Mbaj vendin aty. Ulu, nëse e ke Noc emrin ta jap, nëse e ke Ilir s’ta jap.
Plarent Ndreca; Ti po e ngacmon
Albana Vokshi: Të qetësohet, nëse i keni dhënë detyrën të prishë komisionin dakord
Plarent Ndrenca: Po e kthen personale.
Albana Vokshi: Gjeni emrin si e keni pastaj hajde flisni. Kur ta përmendë emrin.