Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Na mbytën pleshtat, lamë shtëpinë…” Familja braktis banesën afër stallës së dhive 

2024/09/20 at 9:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Na mbytën pleshtat, lamë shtëpinë…” Familja braktis banesën afër stallës së dhive 

Emisioni “Stop” ndodhet në Libohovë, pasi bashkëshortët Elmaz dhe Brunilda Çaushi kanë një shqetësim. Ata tregojnë, se stalla e dhive të kushëririt ka pleshta. Stallën e kanë ngjitur me shtëpinë e tyre, ndaj çifti Çaushi është detyruar të lerë shtëpinë. Kjo histori zgjat prej plot katër vjetësh. 

Elmaz Çaushi, denoncues: Kam një problem kaq të rëndë për vite me radhë. Kam bërë një shtëpi të re dhe kam katër vjet që kam braktisur shtëpinë. Banesa është ndërtuar në vitin 2014. 

Brunilda Çaushi, bashkëshortja e Elmazit: Banesa rri e mbyllur, e braktisur për shkak të pleshtit të dhive. Po jetojmë në shtëpi me qira. 

Elmaz Çaushi: Stallën e ka djali i xhaxhit tim Artan Çaushi dhe janë 400 krerë dhi. Është e pamundur që të jetojmë. 

Për të dëgjuar versionin e të dyja palëve “Stop” takoi pronarin e stallës, Artan Çaushin. 

Artan Çaushi: Unë jam në rregull! 

Elmaz Çaushi: Po si të jetë në rregull ai, mua po më ha të gjallë pleshti tani në shtëpinë time. Të bëjë derman, t’i spërkatë, të bëjë çfarë të dojë. 

Brunilda Çaushi: Më ka ardhur tre herë leja për të hequr stallën. Unë kërkoj largimin e stallës. 

Artan Çaushi: Erdhe ti tek stalla, nuk erdhi stalla tek ty. 

Brunilda Çaushi: Stalla do të ikë, unë do të vij të banoj në shtëpi. 

Elmaz Çaushi: Specialistët e shëndetësisë kanë dhënë urdhër për largimin e stallës urgjentisht. 

Artan Çaushi: Kanë ardhur nga bashkia, e kanë verifikuar që stalla nuk ka pleshta. 

“Stop” ka trokitur në çdo derë të institucioneve për të kërkuar një përgjigje, por çfarë kanë bërë institucionet? 

Elmaz Çaushi: Kam shkuar në Bashkia Libohovë, po asnjë nuk e vuri ujin në zjarr, nuk më dhanë asnjë zgjidhje. Në Prefekturë në Gjirokastër më kanë thënë që në territorin e Bashkisë Libohovë vendos bashkia. 

Brunilda Çaushi: Urdhrat për largimin e stallës janë dhënë, por nuk janë zbatuar. 

Emisioni “Stop” u interesua më tej në Bashkinë e Libohovës, ku na thonë, se për këtë situatë, do të merren të gjitha masat e nevojshme. 

“Do të verifikojmë dhe do të japim të gjitha udhëzimet për eliminimin e parazitëve, ujërave dhe plehrave.” 

“Do të marrim të gjitha masat e nevojshme. Do i bëjmë njoftim dhe me shkresë zotërisë për të larguar bagëtitë.” 

Elmaz Çaushi: Të njëjtën gjë që kanë këtu e katër vjet. 

Gazetari: Keni shpresë tani që Bashkia e Libohovës do e zgjidhë? 

Brunilda Çaushi: Jo akoma. Nuk kam shpesa, te bashkia i kam humbur. 

Specialistët pohojnë, se stalla nuk duhet të jetë aty, pasi është zonë e banuar. Sipas tyre, bagëtitë duhet të hiqen. 

Më pas me një shkresë zyrtare, bashkia shprehet, se në stallë ka prani të pleshtave, ndaj i është lënë detyrë banorit, që e ka në zotërim, që të marrë masa./tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Para
“Ka ligj, por nuk e kemi luksin…” Saga e prenotimit të një varri

“Ka ligj, por nuk e kemi luksin…” Saga e prenotimit të një varri

Ulet prodhimi i fasules në juglindje, shkak mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë verës

Ulet prodhimi i fasules në juglindje, shkak mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë verës

Ramadani, mes vrapuesve më të mirë në Europë

Ramadani, mes vrapuesve më të mirë në Europë

TE FUNDIT

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com