Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, ka komentuar edhe deklaratën e Edi Palokës, i cili është shprehur se “i është kërkuar që të rrokin armët”.
Berisha u shpreh se kryengritja është paqësore, por nuk do të ketë kthim dhe çdo mjet i mosbindjes civile do jetë në fushë.
“Kryengritja është paqësore, por çdo mjet i mosbindjes civile do jetë në fushë. Mosbindja civile do organizohet çdo kohë e më shumë. Kjo është lëvizje pa kthim. Ne meritojmë të fitojmë, sepse po mbrojmë parimet e demokracisë”, tha ish-kryeministri./Opinion.al