Aktualitet

“Na është kërkuar emri”, maturantët vijojnë protestën para ministrisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 13/06/20 |
Al Do

Vijon protesta e maturantëve para ministrisë së Arsimit. Që prej ditës së djeshjme, janë mbledhur përpara ministrisë së Arsimit ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me testin e Gjuhë Letërsisë.

Protestuesit, ndryshe nga dje, ditën e sotme kanë bllokuar rrugën e Durrësit, ku kërkojnë nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.

Ata janë shprehur në media se i është marrë emri dhe mbiemri dhe e konsiderojnë këtë një formë presioni nga e cila shprehen se nuk kanë frikë.

“Ne nuk e kemi fare frikë që të identifikohemi. Por protestuesve iu është kërkuar emri dhe mbiemri. Drejtoresha e QSHA duhet të kërkojë falje publike, pasi na ka shkaktuar dëm të madh psikologjik”, tha ajo.

Një tjetër protestues i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

“Shkruhet fati Emër dhe Mbiemër, me bar kode ne tezen e provimit. Duhet të hiqet emri nga provimi. Nuk duhet të vihen në presion…Unë ftoj të gjithë, intelektual që të na bashkohen. Ndoshta nesër do të bëjmë një marshim i madh. Nuk duhet t’u shkatërrohen ëndrra maturanteve”, tha protestuesi për mediat.

Në protestë janë ngritur edhe maturantët e Fierit, të cilët pasi kanë marshuar në qytetin, janë mbledhur përpara Drejtorisë Arsimore.

Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre pasi në të kundërt kanë deklaruar se do të bojkotojnë provimin e Matematikës.

“Të vlerësohet nota mesatare e notës së Gjuhë Letërsisë në shkollë dhe 40% e provimit. Nëse nuk plotësohen kërkesat tona të qarta dhe afatshkurtra, do të ketë bojkot të provimeve. Nëse arrijmë konsensus, do të vazhdojmë provimin”, tha një maturant.

Ndërsa një studente i drejtoi një mesazh të prerë ministres së Arsimit, Besa Shahini, duke i thënë se “Është e pamundur të shpërbëhet gjithë ajo që kemi lexuar. Ne vërtet jemi të vegjël, por kur mblidhemi bashkë, ne shkatërrojmë botën”. / Opinion.al

Pas