Bota

“Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 30/10/20 |
Opi Nion

Disa orë pasi një terrorist 21-vjeçar vrau me thikë 3 persona në një kishë në Nisë të Francës, ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, ka thënë se “myslimanët kanë të drejtë që të vrasin miliona francezë”.

Mohamad, i cili humbi pushtetin në shkurt të këtij viti, tha se liria e shprehjes “nuk përfshin ofendimin e njerëzve të tjerë”, duke iu referuar karikaturave satirike të Profetit Muhamed.

Ai shtoi se nuk aprovonte krimet makabër, por tha se kur tregon mungesë respekti ndaj një feje, ka njerëz të zemëruar që vrasin.

Përgjatë historisë, francezët kanë vrarë miliona njerëz. Shumë prej tyre kanë qenë myslimanë. Myslimanët kanë të drejtë që të zemërohen dhe të vrasin miliona francezë për masakrat e së shkuarës”, shkroi në Tëitter ish-kryeministri.

Më tej, politikani që ka qenë kryeministër i Malajzisë për 24 vite, theksoi se Presidenti francez Emmanuel Macron “ishte primitiv dhe aspak i civilizuar”./ Opinion.al

Pas