Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin,Kreu i KMSH: Të falim më shumë dashuri

2021/07/20 at 8:19 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Myslimanët festojnë Kurban Bajramin,Kreu i KMSH: Të falim më shumë dashuri

Ditën e sotme besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Kurban Bajramit.


Që në orët e para të mëngjesit qindra besimtarë myslimanë falën namazin në Sheshin Skënderbej dhe dhjetëra të tjerë festojnë dhe kryejnë faljet në çdo qytet të vendit.

Ndërkohë, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, në urimin e tij e vuri theksin te familja, si bërthama e shoqërisë,  teksa theksoi se dita e sotme të shërbejë si një reflekim.

“Sot jemi mbledhur për të festuar Kurban Bajramin. Festën e cila simbolizon dashurinë e robit ndaj Zotit të gjithësisë. Kjo festë, ashtu si çdo festë në fenë islame, mbart kuptim dhe vlera të larta. Festat në islam nuk janë festa konsumi, janë adhurim dhe gëzim njëkohësisht. Kurban Bajrami është festa që na kujton se sa i lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Zotit.
Dhe këtë gjë ne e mësojmë nga vendosmëria e profetit Ibrahim (a.s.). Nga Durimi i pashembullt i Ismailit a.s dhe qëndrimi heroik nga e nderuara nënë, nëna e Ismailit (as).
Zoti në Kuran e përshkruan ngjarjen me këto fjalë:
“Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm). Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të ther ty. Shiko pra, çka mendon ti? Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu, prej të duruarve!

Në këtë ajet kuranor përveç përshkrimit të ngjarjes, neve na tregohet edhe mëshira e Allahut, Ai (xh.sh.) devotshmërinë e lartë e shpërblen në mënyrën më të lartë.
Të dashur besimtarë, jeta e njeriut është një rrugëkalim nga kjo botë për në botën e përtejme. Ky është ligji i Zotit. Në shoqërinë e sotme moderne, jeta është shumë e vrullshme.
Ky vrull është nguti për të arritur sukses në gjërat materiale, edhe pse të gjithë e dimë se kjo botë nuk do t’i mbetet askujt. Një ndër kostot që njeriu i sotëm paguan duke rendur vetëm pas kësaj bote, është lënia pas dore edhe e familjes. Dua ta sjell në vëmendjen time dhe tuajën këtë gjë sot.
Pasi ditë si kjo e sotmja duhet të na shërbejnë për të reflektuar.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë të problemeve të shumta që ndodhin përreth, sidomos ato me familjen. Ne shohim se si çdo ditë rekordet e dhunës në familje rriten. Kjo është e papranueshme.
Statistika të reja që tregojnë se përqindja e divorceve është shtuar shumë. Fjala “divorc” po kthehet në diçka normale për çiftet, sidomos ato me fëmijë. Motra dhe vëllezër, sipas islamit por edhe çdo studimi sociologjik bashkëkohor dëmi që i shkaktohet fëmijës nga divorci i prindërve është i parikuperueshëm. Merrni më shumë përgjegjësi, bëhuni më të ndjeshëm, për rehatinë tuaj mos prishni rehatinë e fëmijëve. Një tjetër gjë shqetësuese është sjellja ndaj prindërve.
Mos i lini prindërit vetëm, kujdesuni për ta, trajtojini me dashuri e dhembshuri, ashtu sikurse ata janë kujdesur për ju kur ishit fëmijë. Kështu na urdhëron edhe Zoti në Kuranin e madhërishëm.
Të gjitha këto fenomene që përmendëm dhe të tjera janë fenomene që po kërcënojnë dukshëm familjen, janë kambana alarmi të asaj që po vjen. Ne duhet ta ndalim, e kemi detyrim ta ndalim!
Ne e dimë dhe duhet ta pranojmë që familja shqiptare po kalon një krizë të thellë.
Por nuk ka asnjë mjet tjetër shpëtimi për shëndoshjen e shoqërisë, përveç kthimit të vëmendjes te familja e shëndoshë. Ne si komb, ndihemi ende superiorë dhe të suksesshëm për sa i përket familjes. Ta ruajmë me fanatizëm këtë gjë.
Kurbani është përkushtim ndaj Zotit, është përkujtim dhe forcim i lidhjeve familjare e farefisnore. Motra dhe vëllezër, familja është bërthama e shoqërisë njerëzore, të gjithë e pranojmë këtë, por çuditërisht, forca tërheqëse e kësaj dynjaje është shumë e madhe, dhe dashur pa dashur, secili nga ne ka shumë për të korrigjuar në këtë drejtim. Të kalosh më shumë kohë me bashkëshorten/bashkëshortin, me fëmijët, të përkushtohesh më shumë në edukimin e tyre, janë nga gjërat që duhet të reflektojmë Kurbani është një mundësi që ky reflektim të materializohet dhe të bëhet normë.
Zoti thotë në Kuran:
“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre (kurbanëve), por tek Ai arrin devotshmëria juaj. Kështu që mishi i kurbaneve u dha në shërbimin tuaj, që të njihni madhështinë e Allahut pasi iu tregoi rrugën e duhur. Sihariq atyre që bëjnë mirësi”.
Pra, siç shihet Kurbani është devotshmëri ndaj Zotit, përkushtim ndaj familjes.
Kurbani është braktisje e punëve të padobishme dhe aksioneve të kota.
Qëndroni pranë principeve të larta hyjnore, qëndroni pranë vlerave të familjes, rrisni përkushtimin dhe kontributin për një shoqëri të drejtë, mos iu ndani të vërtetës.
Ushqeni dashuri për hir të Zotit ndaj njëri-tjetrit.
T’i lutemi Zotit të na forcojë në rrugën e drejtë.
T’i lutemi që t’i bekojë familjet tona.
O Zot, pranoji kurbanet tona, pranoi lutjet tona, zbuti zemrat tona, na i bëj fëmijët tanë të hajrit!
O Zot, shëroi të sëmurët ndihmoi ata që jetojnë në skamje!
O Zot, bekoje vendin tonë me paqe, qetësi e prosperitet!
Amin, Amin, Amin!
Ju uroj të gjithëve Gëzuar Kurban Bajramin!”, tha Bujar Spahiu./Opinion.al

 

 

Etiketa: Bujar Spahiukurban bajrami


Ju sugjerojmë

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
Bota

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

28 Nëntor, 2025 10:31 pm
Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
Para
Parashikimi i motit, 4 dhjetor 2019

Vranësira dhe reshje shiu, si do të jetë moti sot

Pjesa më e madhe e shqiptarëve s’kanë mundësi të blejnë shtëpi e makinë

Pjesa më e madhe e shqiptarëve s'kanë mundësi të blejnë shtëpi e makinë

Politika shqiptare uron Kurban Bajramin,mesazhet e Metës, Ramës dhe Bashës

Politika shqiptare uron Kurban Bajramin,mesazhet e Metës, Ramës dhe Bashës
















TE FUNDIT

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
28 Nëntor, 2025

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës dhe Zyra Speciale e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAPO) bastisën ambientet të lidhura me...

Lexo më shumë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com