Myslim Murrizi do të jetë zëvendëskryetar i Parlamentit të Shqipërisë, duke zëvendësuar Edi Palokën.
Kuvendi ka votuar këtë të mërkurë me shumicë votash për emrin e tij (94 vota), ndërsa vetë Myslym Murrizi ka abstenuar.
Pavarësisht talljeve që kryeministri Edi Rama bëri gjatë seancës së kaluar, duket se ka dhënë Ok që deputetët e tij të votojë emrin e Murrizit si nën kryetar Parlamenti.
Ndërkohë Komisioni i Integrimit Europian do të jetë në dorë të Rudina Hajdarit.
Opozita e re, vendet e zëna në Komisione
–Myslym Murrizi, zëvendëskryetar i Kuvendit
– Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian
– Fationa Dhimitri, kryetare e Komisionit të medias
– Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
– Alban Zeneli zv.kryetar në Komisionin e Sigurisë
– Halil Jakini zv.kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese
– Korab Lita, zv.kryetar i Komisionit të Ligjeve
-Ralf Gjoni zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm/ Opinion.al