Myrto Uzuni është futbollisti shqiptar i momentit. 27-vjeçari me 18 gola po shkëlqen në La Liga 2 me Granadan, duke kryesuar listën e golashënuesve në nivelin e dytë të Spanjës. Beratasi që luan në krahët e sulmit është gati për Kombëtaren, teksa për Oversport tregoi se ka oferta nga Serie A dhe La Liga.
“Këtë vit e nisa nga 0 dhe i tregova të gjithëve se çfarë mund të bëj këtu. Në rast se një ditë largohem nga ekipi im aktual, është shumë e vështirë të zgjedh sepse kam oferta nga LaLiga dhe Serie A. Tashmë jam i fokusuar te Granada dhe nuk mendoj merkaton”, tregoi Uzuni./Opinion.al