Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mynih: Thirrje për mbështetje të mëtejshme për Ukrainën

2023/02/18 at 3:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mynih: Thirrje për mbështetje të mëtejshme për Ukrainën

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda kërkoi në Mynih vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën. “Pa mbështetjen tonë, Ukraina do të kapitullojë, do të mposhtet nga Rusia dhe ne nuk do të kemi paqe në botë”, tha Duda në një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih.


Presidenti i Polonisë Andrzej Duda kërkon në Mynih vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën

Edhe Presidenti francez Emmanuel Macron, kishte deklaruar më parë, se duhet të përgatitemi për një “konflikt të zgjatur” në Ukrainë. Ai u bëri thirrje shteteve anëtare të BE të investojnë ndjeshëm në shpenzimet e mbrojtjes.

“Ne absolutisht duhet të shtojmë mbështetjen dhe përpjekjet tona për rezistencën e popullit ukrainas dhe ushtrisë së tij dhe t’i ndihmojmë ata […] për të nisur një kundërofensivë, e cila mund të lejojë një negociatë të besueshme, të përcaktuar nga Ukraina, autoritetet dhe populli i saj dhe njerëzit e saj”, tha Macron-i.

Presidenti francez tha gjithashtu se tani nuk ishte koha për të tentuar një dialog me Rusinë, pasi kjo përshkallëzon armiqësitë në Ukrainën lindore.

“Tani nuk është koha për dialog, sepse ne kemi një Rusi që ka zgjedhur luftën, e cila ka zgjedhur të përshkallëzojë luftën dhe që ka zgjedhur të shkojë deri në kryerjen e krimeve të luftës dhe të sulmojë infrastrukturën civile”, tha Macron-i.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, e cila filloi të premten (17.02) në sfondin e pushtimit rus të Ukrainës ka në qendër Unkrainën.

Gjatë ditëve të ardhshme, përfaqësues nga 96 vende do të diskutojnë çështjet kryesore të mbrojtjes.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy mbajti fjalimin e hapjes përmes lidhjes me video dhe u kërkoi aleatëve të rrisin mbështetjen për vendin e tij, duke paralajmëruar se në vendin e tij ishin jetë njerëzish në rrezik.

Presidenti Zelenskyy në hapjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih

“Duhet të nxitojmë. Na duhet shpejtësia – shpejtësia e marrëveshjeve tona, shpejtësia e dërgesave tona… shpejtësia e vendimeve për të kufizuar potencialin rus. Nuk ka alternativë ndaj shpejtësisë, sepse nga ajo varet jeta,” u tha Zelenski pjesëmarrësve të konferencës duke theksuar se nuk kishte “asnjë alternativë ndaj një fitoreje të Ukrainës”.

Zelenski e krahasoi betejën kundër pushtimit rus me luftën biblike midis Davidit dhe Goliatit dhe tha se ndërsa Ukraina kishte guximin e Davidit, ajo kishte ende nevojë për llastikun për të mposhtur “Goliatin rus”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në konferencë se “revizionizmi” i Putinit nuk do të triumfojë. Ai u bëri thirrje aleatëve që ishin në gjendje ta bënin këtë, të dërgonin tanke lufte në Ukrainë.

Presidenti gjerman Olaf Scholz duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kancelari gjerman tha se Gjermania do të ofrojë mbështetje me trajnime, furnizime dhe logjistikë. Në një mendim të ndarë me folësit e tjerë, Scholz tha se lufta në Ukrainë nuk ishte para përfundimit. “Unë mendoj se është e mençur të përgatitemi për një luftë të gjatë,” tha Scholz në konferencë./DW

Etiketa: luftamynihukraine


Ju sugjerojmë

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
-U tha në Opinion

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

8 Qershor, 2026 10:54 pm
Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
-U tha në Opinion

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

8 Qershor, 2026 10:41 pm
Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
Politikë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

8 Qershor, 2026 10:33 pm
Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

8 Qershor, 2026 10:10 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu: Lufta me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaruar ende

8 Qershor, 2026 9:23 pm
Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

8 Qershor, 2026 8:41 pm
Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
Aktualitet

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

8 Qershor, 2026 8:39 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Para
Pjesëtar i një organizate të dhunshme kriminale në Spanjë, kapet në Fier 22-vjeçari

Pjesëtar i një organizate të dhunshme kriminale në Spanjë, kapet në Fier 22-vjeçari

U nxorr i gjallë pas 261 orësh në rrënoja, 34-vjeçari takon vajzën e sapolindur

U nxorr i gjallë pas 261 orësh në rrënoja, 34-vjeçari takon vajzën e sapolindur

Gara për Tiranën, emrat e opozitës që përfliten se do hyjnë në primare

PD për Ramën: Mbreti ka kohë që është lakuriq, por SPAK nuk e sheh
















TE FUNDIT

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
8 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet tema “Pse po hetohen nga SPAK tokat në Zvërnec”, zone e cila kohët e fundit...

Lexo më shumë

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
8 Qershor, 2026

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan sot në 8 qershor foli për hetimet e SPAK...

Lexo më shumë

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
8 Qershor, 2026

Pas ironive të një dite më parë të bëra nga kryeministri Edi Rama për blogerët që dalin në protestë dhe...

Lexo më shumë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, i cili komentoi protestat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}