Tre administratorë lokalesh janë gjobitur me 1.000.000 lekë, pasi kanë lejuar muzikë pas orës policore.
V.J., pronari i një lokali në Ishull Lezhë është gjobitur pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë në kundërshtim me orarin e përcaktuar në aktin normativ për zhvillimin e aktiviteteve.
Gjithashtu edhe në Durrës nuk kanë munguar kontrollet.
Sipas policisë 2 administratorë lokalësh, përkatësisht Bekim Toro dhe Majk Kulla, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve./ Opinion.al