Dy persona janë arrestuar paraditen e 20 Marsit në Rodos, si transportues të 5 kg lëndë narkotike, e llojit hashash.
Mediat greke bëjnë me dije se një prej të arrestuarve është një muzikant i njohur me origjinë shqiptare, që prej vitesh ka punuar në Athinë me këngëtarë të njohur dhe që ka spikatur edhe në konkurset muzikore, megjithëse nuk bëjnë me dije emrin e tij. Droga u gjet në bagazhet e tij të udhëtimit.
Por i riu ka thënë se ishte përdorues i lëndës narkotike dhe ka shprehur pendim. Ai ka pranuar se do të merrte 500 euro për transportin, ndërsa ka deklaruar se greku 18-vjecar që udhëtonte bashkë me të, nuk kishte dijeni për drogën.
Në seancën për masën e sigurimit personal, gjykata vendosi të lërë në burg shqiptarin, ndërsa grekun në detyrim paraqitje. Gjykata vendosi gjithashtu që ky i fundit duhet të paguajë për lirinë e tij një garanci prej 2.000 eurosh.