Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Muza që frymëzoi hitet e “The Beatles”

2019/01/22 at 1:35 PM
në -Kulturë, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Muza që frymëzoi hitet e “The Beatles”

Një nga muzat më me ndikim të muzikës rok ishte Xhejn Asher, ish e dashura e Pol Mekartnit të “The Beatles”, ndikimi i të cilës, mund të gjendet në disa prej këngëve më të famshme të grupit.

Xhejn dhe Pol u takuan në vitin 1963, kur Asher 17-vjeçare, u dërgua të mbulojë si gazetare një koncert të Beatles në Royal Albert Hall për revistën britanike “Radio Times”. Historia do të përfundonte me një fotografi të Asherit që sheh grupin me një shprehje adhurimi, të shoqëruar me fjalët, “Këta janë ata, për të cilët do ta ulërija!”.

Të gjithë në grup e kishin joshur, por ishte Pol ai që do t’i fitonte zemrën. Shumë shpejt, Pol dhe Asher nisën të bashkëjetojnë. Një vit më vonë, ai u zhvendos në shtëpinë e prindërve të saj.

Në atë shtëpi, Pol shkroi shumë këngë të njohura të The Beatles. Asher shërbeu si një muzë për Polin, e me marrëdhënien e tyre disi të trazuar, ajo u bë frymëzim për këngë të tilla si “We Can Work It Out”, “All My Loving”, “And I Love Her”, “Here There and Everywhere”, and “You Won’t See Me”.

Por ndikimi i Asher do të zgjaste përtej këngëve. Teksa jetonte me familjen e saj, djaloshi i klasës punëtore nga Liverpuli, ishte i ekspozuar ndaj një mënyre jetese krejtësisht të ndryshme dhe të pasur. Babai i Jane, Dr.Riçard Asher, ishte kreu i departamentit psikiatrik në Spitalin Qendror Midëlleseks në Londër, e ëma, Margaret, profesore e veglës së oboes në Shkollën e Muzikës dhe Dramës së Gilldholl.

Ndryshimi i mjedisit, e zgjeroi horizontin kulturor të Mekartni, duke e ekspozuar atë ndaj botës së muzikës klasike. Margaret Asher i dha leksione muzike Mekartnit, duke i mësuar të luajë në flaut, një instrument që do të shfaqet në mënyrë të dukshme në këngën “Fool on the Hill”.

Por tradhëtitë, alkooli, jeta e shthurur e Polit solli ndarjen e tyre në korrikun e vitit 1968. Ndarjen e bëri publike Asher në një emision në BBC, ku njoftoi se marrëdhënia mes saj dhe Polit kishte marrë fund.

“Nuk e prisha unë atë marrëdhënie. Por kur gjithçka merr fund, merr fund”- tha Asher gatë asaj interviste. “Unë e di se mund të tingëllojë keq, por ne ende e takojmë dhe e duam njëri-tjetrin, por kjo nuk ka funksionuar. Ndoshta do të jemi sërish fëmijë të çiltër, dhe do të takohemi sërish dhe martohemi kur të jemi rreth 70 vjeç”.

Në fakt nuk ndodhi kështu. Asher u takua me karikaturistin politik Gerald Skarfe në vitin 1971. Ata u martuan 10 vite më vonë, dhe patën bashkë 3 fëmijë. Gjatë viteve, Asher gëzoi gjithashtu një karrierë të suksesshme si aktore, por edhe si shkrimtare duke shkruar si romane, ashtu edhe libra me këshilla për stilin e jetesës./E.M

Burimi:Vintage News

Etiketa: ashermuzaThe Beatles

Ju sugjerojmë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
-Kulturë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

16 Gusht, 2025 10:09 pm
Para
Chris Brown sërish në telashe, këngëtari akuzohet për përdhunim

Chris Brown sërish në telashe, këngëtari akuzohet për përdhunim

Veting/Burri i hap probleme Donika Prelës,ja debati me përfaqësuesin e ONM

Veting/Burri i hap probleme Donika Prelës,ja debati me përfaqësuesin e ONM

Europa i thotë lamtumirë kartëmonedhave 500 euroshe

Europa i thotë lamtumirë kartëmonedhave 500 euroshe

TE FUNDIT

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

PD prej disa ditësh u ka shtrirë “dorën e bashkëpunimit” të gjitha forcave opozitare, duke i ftuar në një tryezë...

Lexo më shumë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë. Në...

Lexo më shumë

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
7 Janar, 2026

Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në...

Lexo më shumë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com