Bota

Mutacioni i ri i COVID-19, OBSH: Nuk është më vdekjeprurës, duhet frenuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:58 - 21/12/20 |
Doriana Çepunaj

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka prova që të tregojnë se mutacioni i ri i COVID-19 i shfaqur në Britaninë e Madhe shkakton vdekshmëri më të lartë apo simptoma më të rënda.

“Nuk ka të dhëna që të sugjerojnë ndryshim të sjelljes së virusit, por megjithatë studime të mëtejshme po kryhen”, u shpreh zyrtarja e lartë e OBSH, Maria Van Kerkhove.

Të dhënat paraprake tregojnë se varianti i ri, i shfaqur fillimisht në shtator në Britaninë e Madhe, përhapet më shpejt nga personi në person dhe mund të ndikojë tek saktësia e disa testeve diagnostikuese.

Zyrtarët e OBSH-së përsëritën se zyrtarë nga Mbretëria e Bashkuar kanë thënë se varianti i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm se ai origjinal.Po ashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk duhet të alarmohemi pasi mutacionet e një pandemie janë të zakonshme.

Ekspertët besojnë se mutacioni ka ndodhur tek ndonjë pacient me sistem të dobësuar imunitar që nuk ka arritur të mposhtë virusin.

Mutacioni u zbulua fillimisht në juglindje të Anglisë e më pas raste u konfirmuan edhe në vende të tjera të Europës Danimarkë, Holandë dhe Australi./Opinion.al

Pas