Valencia e ka nxjerre në shitje mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin. Ky i fundit mund të transferohet tek Milan gjatë kësaj vere
Drejtuesit e skuadrës së Valencias duhet ta shesin një yll gjatë kësaj vere: Andra Gomesin ose Shkodran Mustafin.
Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, klubi nga La Liga ka vendosur ta shes mbrojtësin shqiptar, para mesfushorit portugez.
Marca zbulon se drejtori sportiv i Valencias ditëve të fundit ka biseduar me drejtuesit e Milanit, për transferimin e mundshëm të Mustafit në San Siro.
Mustafi, i cili luajti me Gjermaninë në Euro 2016, kërkohet nga disa skuadra të mëdha pas paraqitjeve të mira në sezonin e kaluar.
Ish mbrojtësi i Sampdorisë, Evertonit dhe Hamburgut ka kontratë me Valencian deri në vitin 2019. Vlera e kartonit të lojtarit, sipas Transfermarkt, është rreth 25 milion euro.