Ish ministri dhe ish deputeti demokrat, Besnik Mustafaj i qëndron idesë që shprehu dje në një analizë për “Panorama, ku shprehej se pas kësaj humbje të thellë, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen dhe t’i lërë partinë në dorë sekretarit të përgjithshëm për organizimin e zgjedhjeve të reja.
Kjo deklarate provokoi edhe reagime.
Ishte botuesi Henri Çili që replikoi me Mustafajn dhe sipas tij, “PD euro-atlantike e Bashës duhet të ecë përpara, të ndahet nga sabotatorët, punistët dhe pavendosmëria”.
Sot në një koment në rrjetet sociale Mustafaj i kthen përgjigje Cilit: Dorëheqja e tij e menjëhershme dhe çelja e rrugës për një garë të hapur është e vetmja rrugë për të shpëtuar PD-në nga gremisja e pakthyeshme.