Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mustafa nuk deklarohet rreth aktakuzës

2020/09/28 at 4:32 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Mustafa nuk deklarohet rreth aktakuzës

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara në Hagë, ka zgjedhur që të mos deklarohet rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë ndaj tij.


“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, tha Mustafa, i cili do të mbesë në paraburgim.

Ndërkaq, avokati i Mustafës Julius Von Boné, tha se mbrojtja mund të sfidojë legjitimitetin e Dhomave të Specializuara.

“Mbrojtja në këtë moment nuk e përjashton mundësinë e dorëzimit të mocioneve të cilat kundërshtojnë juridiksionin apo ligjshmërinë e gjykatës dhe fakti që jemi këtu sot nuk do të thotë që mbrojtja e pranon gjykatën si të tillë, por këtë do ta bëjmë me kalimin e kohës përmes mocioneve tona”, tha Boné, i cili po ashtu kërkoi që i gjithë dokumentacioni i rastit të klientit të tij të jetë i qasshëm në gjuhën shqipe.

Sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, Mustafa ka të drejtë që në një periudhë brenda 30 ditësh të deklarohet i pafajshëm apo i fajshëm për akuzat ndaj tij.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ia lexoi veprat për të cilat akuzohet se Mustafa i ka kryer gjatë vitit 1999.

Po ashtu, Mustafa u informua nga gjyqtari i procedurës paraprake për të drejtat e tij si dhe iu tha se ka të drejtë të kundërshtojë masën e paraburgimit.

Mustafa akuzohet për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Gjatë seancës publike është thënë se “ekziston dyshimi i bazuar mirë se zoti Mustafa është përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve”.

Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

Mustafa u arrestua më 24 shtator pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015.

Pas konfirmimit të aktakuzës dhe paraqitjes së parë të të akuzuarit, gjykatësi i procedurës paraprake bashkërendon komunikimin ndërmjet palëve deri në momentin kur çështja i kalohet trupit gjykues dhe siguron që të mos ketë vonesa dhe merr të gjitha masat e nevojshme për përgatitjen e shpejtë të çështjes për gjykim.

Çfarë përmban aktakuza ndaj Salih Mustafës?

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të këtij viti.

Në bazë të aktakuzës, Mustafa dyshohet për disa vepra penale, përfshirë torturën dhe vrasjen e paligjshme.

“Në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt”, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara më 24 shtator.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”.

“Ata u mbajtën të ruajtur me rojë, ndër të tjera në një stallë të kyçur, dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës”, thuhet në aktakuzë.

Gjithashtu, pretendohet se në këtë lokacion ishte vrarë një i ndaluar gjatë muajit prill të vitit 1999.

Ndër tjerash në aktakuzë, po ashtu, theksohet se “Salih Mustafa, së bashku me anëtarë të tjerë të UÇK-së”, mori në pyetje dhe rrahu një person –identiteti i cilit është fshehur apo redaktuar – “dhe urdhëroi të tjerët që ta rrihnin”.

Siç shtohet në aktakuzë, atë e shqelmuan, e goditën me grushte dhe e rrahën me shkopinj. Sipas aktakuzës, atij i është thënë se ishte spiun dhe se do ta vrisnin.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, gjithashtu i njohur si ‘komandant Cali’, ishte komandant i njësitit gueril BIA (‘njësiti BIA’), njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky njësit, siç thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj Mustafës, kishte rreth 600 ushtarë dhe vepronte në zona urbane si Prishtina dhe Obiliqi.

Sipas aktakuzës, ky njësit e përdori kompleksin në Zllash si vendstrehim të sigurt dhe si qendër ndalimi dhe marrjeje në pyetje.

Viktimat e këtyre krimeve, që pretendohen në aktakuzë, ishin të gjithë shtetas të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime, thuhet në aktakuzë.

Arrestimi i krerëve të OVL të UÇK

Një ditë pas arrestimit të Salih Mustafës, një bastisje prej më shumë se 8 orësh u krye të premten, më 25 shtator, në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aksioni i bastisjes u krye nga zyrtarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ky aksion rezultoi me arrestimin e kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati si dhe nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje në Hagë për dyshimet për veprat penale “kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Arrestimi i tyre ndodhi pasi ata kanë organizuar tri konferenca për media në të cilat ata, sipas Dhomave të Specializuara, kanë bërë të qasshme për mediat informacione dhe dokumente konfidenciale që kanë të bëjnë me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gucati po ashtu akuzohet se nuk ka intervenuar kur Nasim Haradinaj (nënkryetari i OVL të UÇK-së) ka përmendur emrin e një dëshmitari dhe ka dhënë informacione lidhur me vendin ku ai banon dhe të dhëna të tjera personale.

Enigma e dosjeve

Tri herë radhazi Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pretendoi se ka pranuar mijëra dosje origjinale të hetimeve që kanë kryer prokurorët e Gjykatës Speciale.

Këto dokumente, disa prej të cilave iu shpërndanë mediave, sipas OVL të UÇK-së përmbanin dëshmitë dhe emrat e dëshmitarëve që kishin dëshmuar kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që mund të jenë të akuzuar potencialë.

Mirëpo pavarësisht këtyre pretendimeve, Dhomat e Specializuara ende nuk kanë konfirmuar autenticitetin e këtyre dosjeve.

Përmes një reagimi, Prokuroria e Specializuar në Hagë tha se disa aktivitete, në të cilat ishte përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur”.

Rasti Thaçi –Veseli

Zyra e Prokurorit të Specializuar poashtu ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur për shqyrtim te Dhomat e Specializuara edhe një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

Në këtë aktakuzë, sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Që nga publikimi i këtij informacioni në muajin prill, Dhomat e Specializuara ende nuk kanë njoftuar për konfirmim ose jo të aktakuzës.

Sipas procedurës, një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara shqyrton aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat apo jo.

Ndryshe, Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte paraqitur aktakuzat e para në muajin shkurt të këtij viti dhe pastaj edhe një në muajin prill./ REL



Ju sugjerojmë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
-U tha në Opinion

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

19 Maj, 2025 11:46 pm
Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
-U tha në Opinion

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

19 Maj, 2025 11:31 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
Politikë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025 10:05 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

19 Maj, 2025 9:57 pm
Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
Bota

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

19 Maj, 2025 9:49 pm
Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat
Aktualitet

Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

19 Maj, 2025 9:34 pm
Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
Bota

Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

19 Maj, 2025 9:26 pm
Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin
Aktualitet

Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 Maj, 2025 9:12 pm
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash
Aktualitet

Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin

19 Maj, 2025 8:54 pm
Para
Vrasja e Artan Cukut, familja padit Policinë e Shtetit

Vrasja e Artan Cukut, familja padit Policinë e Shtetit

Tom Hanks: “Kam diabet, sepse jam një idiot”.

Tom Hanks investoi vetë tek filmi “Forrest Gump”: Kushtonte shumë

Koronavirusi në Serbi, rriten ndjeshëm të prekurit dhe viktimat

Pa një vaksinë, këto janë mjetet e vetme për t’u mbrojtur nga koronavirusi
















TE FUNDIT

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
19 Maj, 2025

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatore, flet në “Opinion” në Tv Klan...

Lexo më shumë

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
19 Maj, 2025

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur”, kështu është shprehur ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian...

Lexo më shumë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
19 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për telefonatës së bërë midis dy homologëve të tij, Donald Trump dhe Vladimir...

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
19 Maj, 2025

Demokratja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com