Aktualitet

“Muslimanët duhet të ndëshkohen”, sulmi në xhami i kalon Antiterrorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:39 - 20/04/21 |
Opi Nion

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet, ku 34-vjeçari Rudolf Nikollaj hyri në xhaminë “Dine Hoxha” dhe plagosi me thikë 5 persona mësohet se çështja i ka kaluar për hetim Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Sipas news 24 çështja në Prokurori për autorin Rudolf Nikollaj është referuar për financim të terrorizmit që dënohet si vepër penale në Shqipëri me 15 vite burg ose burgim të përjetshëm apo gjobë 5-10 milionë lekë.

Nikollaj në momentet e para kur është shoqëruar nga efektivët e policisë ka thënë:‘’Muslimanët duhet të ndëshkohen’’.

Ndërkohë mësohet se nga 5 të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin, kurse një tjetër, Kleon Jaupaj i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi ka ka patur dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës. Edhe ky i fundit tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngajrja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme te xhamia “Dine Hoxha” te rruga e Kavajës. 34-vjeçari Rudolf Nikollaj  hyri në xhami dhe plagosi 5 persona me thikë por më pas u neutralizua nga besimtarët dhe u arrestua nga policia. Nikollaj rezulton person me precedent të mëparshëm penalë. Ai kishte plagosur një 32-vjeçar një maj më parë tek terminali i autobusave të veriut./Opinion.al

Pas