Vajza nga e gjithë bota kanë postuar në Instagram teknikat që ato përdorin për t’u dukur në formë, edhe pa qenë të tilla.
Fillimisht duhet të gjeni këndin dhe dritën e duhur. Merrni frymë, thithni barkun dhe qëndroni drejt!
E rëndësishme është t’i mbani shpatullat të tendosura pasi në këtë mënyrë do dukeni më të gjata dhe fryrja e barkut do eliminohet.
Një gjë tjetër që duhet të keni kujdes janë këmbët. Mos i mbani asnjëherë të bashkuara dhe për të theksuar formën e tyre, mund të ngriheni pak në majë të gishtave.
Të gjithë hapat e përmendur më sipër, janë vetëm teknika të thjeshta dhe të shpejta sesi të arrini pamjen që dëshironi.
Sigurisht që ushtrimet fizike, pavarësisht se duan kohë, janë gjithmonë zgjidhja e duhur.