Prej dy orësh sistemi TIMS në pikën Kufitare të Muriqanit nuk punon, duke krijuar radhë të gjata në të dyja anët kufirit me Malin e Zi. Problemet janë vërejtur në sportelin e palës shqiptare.
Ndërkohë që ditën e djeshme ka pasur avari nga ana e palës malazeze. Për fat të keq, qytetarëve u duhet të presin në radhë deri në kohën kur të rikthehet në punë sistemi TIMS.