Është shtyrë për herë të dytë seanca e Arbër Çekajt dhe dy të bashkëpandehurve të tjerë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Shkak për dështimin e seancës është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Donaldo Lushajt.
Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku akuzohen për trafikimin e 613 kg kokainë të gjetura në Portin e Durrësit. Ata u dënuan në shkallën e parë me 36 vite e 8 muaj në total.
Seanca e sotme monitorohej nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane.
Në Apel të pandehurit kërkojnë prishje të vendimit të Shkallës së Parë dhe deklarim të pafajshëm.
Seanca është shtyrë më 7 dhjetor. /Opinion.al