Seanca gjyqësore e parashikuar të zhvillohej ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Emiliano Shullazit, është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e dy prokurorëve të çështjes.
Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi janë të njëjtët prokurorë që hetojnë Shullazin dhe Tahirin, këtë të fundit për përfshirjen në trafikun e drogës.
Ndërkohë avokati i Emiljano Shullazit e ka cilësuar si një rast të paprecedentë mungesën e dy prokurorëve, si dhe ka deklaruar se çështja ndaj klientit të tij duhej të pushohet pasi prokuroria nuk e vërteton dot akuzën.