Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mungesë investimesh nga qeveria për zhvillimin e turizmit në luginën e Drinit

2024/09/09 at 4:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mungesë investimesh nga qeveria për zhvillimin e turizmit në luginën e Drinit

Zona veriore e Shqipërisë ofron pasuri të shumta natyrore për zhvillimin e turizmit, kryesisht atij malor.


Një prej tyre është edhe Lugina e Drinit, e cila përshkolet mes Alpeve, ku gjatë dy-tre vitet e fundit kanë nisur aktivitetin në fushën e turizmit rreth 70 biznese, kryesisht nga banorët vendas.

Por, siç njofton Zërit i Amerikës problem mbetet gjendja e rrugës automobilistike që shkon drejt Komanit dhe mbeturinat që derdhen në liqen.

Lugina e Drinit, me tre liqenet e saj dhe majat e Alpeve, ofron një potencial turistik që sa ka nisur të shfrytëzohet nga operatorët turistik privat, por edhe banorë të zonës, të cilët kanë hapur bujtinat dhe qendrat e para turistike për vizitorët vendas dhe të huaj.

Por, krahas tyre, në zonë janë shfaqur edhe problematikat e para, siç janë vështirësitë e udhëtimit dhe mbeturinat, të cilat shfaqen herëpashere mbi sipërfaqen e ujit, sidomos në Liqenin e Komanit.

Rruga e Komanit, me një gjatësi prej rreth 36 kilometrash, e cila nis nga qyteza e Laçit në Vau Dejës për të përfunduar në tunelin e Komanit, është një nga rrugët më të dëmtuara në Shqipëri, e cila nuk ofron siguri rrugore për dhjetëra automjete që lëvizin çdo ditë nëpër këtë aks të rëndësishëm rrugor duke transportuar banorë të zonës së Alpeve, por edhe turistë që shkojnë drejt pikave turistike si ajo e Lumit të Shalës, Valbonës si dhe qytetit Bajram Curri e deri në Gjakovë.

Shqetësimin për gjendjen e rrugës e kanë paraqitur disa herë përmes protestave banorët e zonës, operatorët turistik që veprojnë në Luginën e Drinit, por edhe organizatat joqeveritare.

Mirsad Basha i shoqatës “Eko Mendje” thotë se rruga e Komanit nuk është vetëm një rrugë e keqe, por ajo është me rrezikshmëri të lartë për jetën për shkak të shumë kthesave, humnerave, erozionit.

“Ndaj, duhet një vëmendje më e madhe për atë zonë. Megjithëse janë organizuar shumë protesta nga shoqëria civile dhe nga operatorët turistik të zonës, situata nuk ka ndryshuar”, thotë ai.

Kryetari i Bashkisë “Vau Dejës”, Kristian Shkreli, thotë ndërkohë se rruga ka degraduar plotësisht për shkak të automjeteve të tonazhit të rëndë që punojnë për nevojat e hidrocentralit të Komanit, por edhe numrit të lartë të automjeteve që shkojnë drejt pikave turistike të zonës.

“Është një rrugë ku prej 30 vitesh askush nuk ka vënë dorë dhe për këtë shkak ka ardhur edhe degradimi i saj. Por, ne si bashki nuk e kemi në ngarkim, pasi kjo rrugë është në inventarin e ARSH-së. Edhe po të ishte e Bashkisë Vau Dejës ne do ta kishim të pamundur investimin në atë rrugë, sepse është një investim shumë i madh. Por, kryeministri na ka premtu që, shumë shpejt, do të nisin punimet për rrugën Vau Dejës-Koman”, thotë ai.

Në qershor të vitit 2021, KESH-i paraqiti një plan për zhvillimin e zonës dhe rikonstruksionin e rrugës së Komanit, por në fund të vitit Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se “rruga e Komanit nuk është parashikuar në buxhetin e vitit 2022 dhe as buxhetin afatmesëm”.

Biologia Aurora Piroviç, një eksploruese e pasionuar e Veriut të Shqipërisë dhe udhërrëfyese e grupeve turistike në këtë zonë, veçon nevojën e një vëmendje më të madhe ndaj kësaj zone, e cila po tërheq me shpejtësi flukse turistike nga shumë vende të botës.

“Eksplorimi i Lumit të Shalës dhe Valbonës si dhe udhëtimi me motovarka apo me traget nëpër tre liqenet e luginës janë një nga përvojat më mbresëlënëse për vizitorët vendas dhe të huaj, thotë Aurora, por mbeturinat, që shfaqen herëpashere në ujërat e liqeneve, e dëmtojnë turizmin në këtë zonë.

“Gjatë të gjithë vitit në këtë basen problematike është ndotja, ndotja plastike që kryesisht vjen nga hedhja e mbeturinave në përrenj, lumenj, si mënyra më e shkurtër për të hedhur mbeturinat, por që është edhe rruga më e gabuar, e cila nuk po gjen zgjidhje. Duhet ndërgjegjësim, përmirësim i infrastukturës dhe hapësira për venddepozitimet e mbetjeve”, thotë ajo.

Pothuajse çdo vit, Korporata Elektroenergjitike, së bashku me vullnetarët e shoqatës mjedisore “Eko Mendje”, ndërmarrin aksione për pastrimin e Liqenit të Komanit nga mbeturinat. Megjithatë, sipas drejtuesit të kësaj shoqate, Mirsad Bashës, është përgjegjësi e bashkive mbrojtja e zonës nga ndotja prej mbeturinave.

Në pikën turistike të Lumit të Shalës, sipas kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli, aktualisht operojnë rreth 70 subjekte private në funksion të turizmit, të cilët paguajnë taksat në Bashkinë e Shkodrës, ndërsa pastrimin e zonës e bën Bashkia Vau Dejës, një bashki me fonde të pakta për të menaxhuar një territor kaq të gjërë.

“Këtë vit kemi pasur jashtëzakonisht shumë mbetje që na kanë sjellur shumë probleme. Sivjet ja kemi dalë, por shpresojmë që për vitin tjetër të bëjmë ndonjë kontratë me Bashkinë e Shkodrës për t’a patur sa më të lehtë pastrimin e tyre, sepse Bashkia e Shkodrës, për shkak të largësisë me Liqenin e Komanit, e ka të pamundur të bëjë pastrimin e mbeturinave që hidhen në liqen”, thotë ai.

Megjithë potencialin e madh për një zhvillim të turizmit malor të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, Lugina e Drinit, ashtu si e gjithë zona Veriore e Shqipërisë përballet me problematika, të cilat kanë ardhur nga një mungesë e gjatë ndër vite e vëmendjes ndaj kësaj zone, shoqëruar me investime të pakta në krahasim me zonat e tjera të Shqipërisë./ VOA



Ju sugjerojmë

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Polonia neutralizon një grup sabotuesish të lidhur me Bjellorusinë dhe Rusinë

Polonia neutralizon një grup sabotuesish të lidhur me Bjellorusinë dhe Rusinë

Afrimi i datës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, shton ankthin dhe pasigurinë në Ukrainë

Afrimi i datës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, shton ankthin dhe pasigurinë në Ukrainë

Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut: Shtetet të sfidojnë Izraelin

Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut: Shtetet të sfidojnë Izraelin
















TE FUNDIT

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
28 Qershor, 2026

Ish-nën kryetari i PD Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve...

Lexo më shumë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}