Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mungesë dramatike infermierësh në Gjermani

2020/10/28 at 9:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mungesë dramatike infermierësh në Gjermani

Në spitalet gjermane janë shtuar kapacitetet e shtretërve dhe të aparateve të frymëmarrjes për pacientët SARS-CoV-2, por ka mungesa të mëdha infermierësh dhe personeli ndihmës, tha Presidenti i Shoqatës Ndërdisiplinare Gjermane të Mjekëve të Reanimacionit dhe të Urgjencës, Uwe Janssens. Sipas tij vetëm aparatet dhe shtretërit nuk mjaftojnë, kur në të gjithë Gjermaninë mungojnë rreth 3500 deri në 4000 punonjës të specializuar në fushën e reanimacionit.

Kryetarja e sindikatës së mjekëve, Marburger Bund, Susanne Johna, mendon se së shpejti mungesa e personelit në spitale do të duket qartazi, sepse “gjashtë deri në nëntë përqind e të infektuarve sot pritet të kenë nevojë për t’u trajtuar në spital brenda dy javësh.” Ajo tha se për çdo pacient të sëmurë rëndë me COVID-10 nevojitet një infermiere në repartin e reanimacionit.

Kurse Presidenti i Shoqatës së Spitaleve Gjermane, Gerald Gaß, tha se vërtet mungesa e personelit infermieror është “sfida qendrore nëse numri i pacientëve rritet”, por ajo mund të përballohet me riorganizimin e personelit brenda spitaleve. Sipas tij vetëm një ndër pesë pacientë që shtrohen në spital me korona ka nevojë për trajtim mjekësor intensiv në repartin e reanimacionit.

Përforcim i kufizimeve

Gjithnjë e më shumë zona në Gjermani konsiderohen tanimë si zona rreziku. Në disa rajone janë mbyllur përsëri shkollat dhe kopshtet, si p.sh. në Berchtesgadener Land apo Rottal-Inn në Bavari. Po ashtu shumë zona kanë vendosur edhe mbylljen e restoranteve. Kufizimet vlejnë fillimisht për dhjetë ditë.

Kancelarja Angela Merkel diskuton sot (28.10) me kryeministrat e landeve se si mund të pengohet përhapja e shpejtë e virusit korona. Qeveria federale gjermane dhe disa nga kryeministrat e landeve kanë theksuar vazhdimisht që shkollat, kopshtet dhe ndërmarrjet mundësisht nuk duhet të preken nga një bllokim i dytë. Prandaj fokusi i masave kufizuese tani po përqendrohet gjithnjë e më shumë tek baret, restorantet, tek vendosja e orëve policore/shtetrrethimeve dhe tek eventet./ DW

Ju sugjerojmë

Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht
Aktualitet

Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht

28 Janar, 2026 12:23 pm
Berisha në Strasburg: Partia-shtet po shkatërrojnë zgjedhjet në Shqipëri
Kryesore

Berisha në Strasburg: Partia-shtet po shkatërrojnë zgjedhjet në Shqipëri

28 Janar, 2026 11:53 am
SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis
Bota

SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis

28 Janar, 2026 10:46 am
Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë
Bota

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

28 Janar, 2026 10:01 am
Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

28 Janar, 2026 9:52 am
76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…
Aktualitet

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…

28 Janar, 2026 9:11 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri 45-vjeçari në Shijak, në kërkim dy kushërinjtë

28 Janar, 2026 9:07 am
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanyahu: Nëse Irani na sulmon, do përgjigjemi me një forcë që nuk e ka parë kurrë

28 Janar, 2026 9:00 am
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me burg, pranoi dhurata të shtrenjta
Bota

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me burg, pranoi dhurata të shtrenjta

28 Janar, 2026 8:42 am
Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh
Kryesore

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh

28 Janar, 2026 8:34 am
Para
I jep 50 euro policit në Rinas, në pranga 24-vjeçari

I jep 50 euro policit në Rinas, në pranga 24-vjeçari

Nuk ka zgjedhje, Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi

Albin Kurti infektohet me COVID-19

“Situata e pandemisë drejt një katastrofe”, Meta letër Manastirliut

"Situata e pandemisë drejt një katastrofe", Meta letër Manastirliut

TE FUNDIT

Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht

Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht
28 Janar, 2026

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka reaguar për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Sipas Agjencisë, "proceset kadastrale për disa...

Lexo më shumë

Berisha në Strasburg: Partia-shtet po shkatërrojnë zgjedhjet në Shqipëri

Berisha në Strasburg: Partia-shtet po shkatërrojnë zgjedhjet në Shqipëri
28 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha deklaroi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg se zgjedhjet...

Lexo më shumë

SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis

SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis
28 Janar, 2026

Përfaqësuesja demokrate në Kongresin amerika, Ilhan Omar u shënjestrua mbrëmjen e së martës, 27 janar, gjatë një fjalimi në Minneapolis, nga një burrë...

Lexo më shumë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë
28 Janar, 2026

Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën një predhë në Detin e Japonisë të dielën, tha ushtria e Koresë së Jugut,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com