Ambasada Amerikane në Shqipëri ka njoftuar se të gjithë aplikantët që nuk kanë fituar lotarinë mund ta kontrollojnë edhe një herë statusin e tyre, pasi janë pranuar aplikantë të rinj.
Në një njoftim në “Facebook” dhe faqen zyrtare jepen udhëzimet e mëposhtme.
NJOFTIMI
“Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur.
Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBAsë.
Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë”.