Çermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike, ka kaluar në çerekfinale në peshën deri në 74 kilogramë në mundje.
Edhe pse me vështirësi, Valiev arriti të mposhtë sportistin nga Azerbajxhani, Turan Bayramov, i cili ka qenë Kampione Bote U-23, si dhe nënkampion e dy herë medalist i bronztë i Europës.
Tashmë, Çermen Valiev do të ndeshet në çerekfinale me mundësin nga Uzbekistani, Jazambek Ramalov.