Shqipëria ka fituar medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike. Mundësi Chermen Valiev, që përfaqësoi flamurin kuqezi në “Paris 2024”, ia doli të fitojë medaljen e bronztë, në kategorinë 74 kg.
25-vjeçari triumfoi në finalen e vendit të tretë ndaj Viktor Rassadin nga Taxhikistani. Sportisti kuqezi ishte dominues gjatë gjithë kohës dhe ia doli të fitojë në fund me rezultatin 6-2.
Kjo është medalja e parë në histori për Shqipërinë dhe vjen nga sporti i mundjes, pas pjesëmarrjes së dhjetë në Lojërat Olimpike.