Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mund të vritesha dhe unë”,çfarë tha Reni kur doli nga lokali ku ndodhi ekzekutimi mafioz

2022/10/04 at 11:59 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mund të vritesha dhe unë”,çfarë tha Reni kur doli nga lokali ku ndodhi ekzekutimi mafioz

Në vitin 2020, emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus publikoi foton ekskluzive të këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, i cili shfaqej në një lokal me baste sportive në Shijak. Bëhet fjalë për 29 Gushtin 2013, kur jashtë kësaj lotoje u vra Ervin Kërtalli dhe u plagos një tjetër.

Vrasja ndodhi 30 minuta pasi Reni ishte larguar nga ky lokal në Shijak dhe këngëtari, të cilit sot ende nuk i është gjetur trupi, dyshohej se mund të kishte shërbyer si informator për këtë vrasje.

Por çfarë thotë nëna e Renit? Në një intervistë për Uniko me gazetarin Spartak Koka, Silvana Hamza kujton se çfarë i ka thënë djali i saj në vitin 2013 kur nga shtëpia pa në televizor se në lokalin ku ai kishte qenë kishte ndodhur një vrasje.

Spartak Koka: Do t’i rikthehemi edhe njëherë ngjarjes së 2013, kur unë kam treguar fotot herë pas here dhe ju keni fillimisht arritur ta identifikoni djalin tuaj nga ju rrobat e trupit. Më pas kur ju dhashë foton e plotë e identifikuat dhe nga fytyra e fizionomia. A kujtoni ndonjë gjë nga ajo histori, nga ajo ngjarje në kuptimin që djali juaj t’ju ketë rrëfyer për këtë gjë?

Silvana Hamza: Djali thoshte atëherë, po bënte klipin dhe kur ka parë vrasjen atëherë tha ‘mami unë këtu sa u futa, bleva një lloto, kur kam dalë unë ka ndodhur vrasja’. U habit çuni shumë. ‘Bo bo mami paska ndodhur vrasje këtu’, tha. ‘Të kisha qenë brenda edhe mund të vritesha dhe unë aty’, tha. E them këtë me plot bindje se ma ka thënë Renato vetë me gojën e tij.

Spartak Koka: E tha si një formë që edhe ai mund të ishte qëlluar dhe ndaj tij në rast se do kishte qenë brenda?

Silvana Hamza: Po, po. ‘Sikur unë të kisha qenë aty dhe unë do vritesha’, tha. U habit kur e pa te lajmet.

Por nëna e Renit mohon që djali i saj të ketë patur lidhje me grupe kriminale.

Spartak Koka: A mendoni se ka ndonjë lidhje dhe ka patur ndonjë lidhje djali juaj me grupe kriminale në Shijak, në Durrës, dhe a ka lidhje në bindjen tuaj si nënë me atë që ka ndodhur në datën 29 Gusht 2013?

Silvana Hamza: Absolutisht jo. Djali im atëherë që ka shkuar në Shijak ka bërë vetëm këtë klipin, por nuk e lidhte puna fare me grupet kriminale. Djali im ishte punëtor, punonte në lokale nate tallava për bukën e gojës, nuk merrej me grupe kriminale. Shokët e vetë i ka pasur të gjithë muzikantë, nuk ka pasur grupe kriminale djali. Këtë ta ketë të qartë shteti që nuk është djali im ai që dyshonte shteti për këtë, edhe pse e la në dorë të kriminelit. Pse nuk e publikoi foton e djalit në televizor të thonin ky është i dyshuar për këtë vrasje? Atëherë unë i vë faj shteti për këtë, policisë së Elbasanit që kurrë nuk u mor me çështjen e djalit tim, por e la në dorë të kriminelit deri sa arritën e morën dhe e vranë një të pafajshëm, një jetim. Në radhë të parë unë bëj vrasës shtetin pastaj kriminelët.

Renato Hamza rezulton i zhdukur që prej Qershorit 2014, kur për herë të fundit është filmuar në Elbasan i shoqëruar nga Indrit Shaqja, i cili sot është në qeli i dënua me burg përjetë për një tjetër ngjarje kriminale, dhe nga Deniz Xhija.

Ky i fundit është person i njohur i Ervin Kërtallës, i vrarë në Shijak në Gusht 2013. Ai u kap javën e kaluar në Kolumbi për llogari të autoriteteve rumune pasi akuzohet për disa vepra penale. Pamjet e fundit të Renit nën shoqërinë e Indrit Shaqja dhe Deniz Xhija janë publikuar për herë të parë ekskluzivisht nga emisioni Uniko. /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Emri/Identifikohet autori i plagosjes së 44-vjeçarit në Lushnje

Goditet grupi kriminal në Durrës,14 të arrestuar. Dyshohet se janë të përfshirë në vrasje

Meta në presidencë, takim me Bajram Begaj

Meta në presidencë, takim me Bajram Begaj

Flasin vëllezërit Beqiraj, zbardhin masakrën e Don Boskos. Kush e urdhëroi vrasjen?

Flasin vëllezërit Beqiraj, zbardhin masakrën e Don Boskos. Kush e urdhëroi vrasjen?

TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com