-U tha në Opinion

Mund të shpalleni non grata? Meta: Nuk kam asnjë problem me ligjet në SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:31 - 19/01/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me raportet e tij me SHBA. Në emisionin “Opinion”, Meta ka thënë se ka raporte të mira me SHBA, pavarësisht se disa nga zyrtarët amerikan të ardhur në Shqipëri nuk kanë përfshirë në axhendën e tyre takim me presidentin.

Meta tha se është i vetmi politikan që nuk i ka gënjyer SHBA dhe se çdo qëndrim i tij iu është thënë në sy zyrtarëve amerikanë.

Presidenti u pyet nëse mund të shpallej non grata nga SHBA. Meta tha në emisionin “Opinion” se nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA dhe nuk ka bërë asgjë kundër Shqipërisë.

Si janë raportet tuaja me SHBA, disa zyrtarë amerikanë nuk kanë përfshirë takim në xhendën e tyre?

Unë argëtohem, unë e di shumë mirë se kush është rangu e di shumë mirë sa ndihmës sekretar, sa zëvendës ndihmë sekretar ka… Këto janë banalizime të politikës shqiptarë, ë2shtë një qëndër këtu shpërndan lajme, erdhi ky nuk takon Metën. Pse presidenti është i papunë.

Ka një shqetësim të SHBA me ju e me rolin tuaj?

Nuk kanë si të kenë. E di pse? Nëse një politikan që nuk i ka gënjyer SHBa është Ilir Meta. Nëse ka një politika në Shqipëri që iu ka thënë se kjo është po e kjo është jo dhe jo i është dhënë në sy dhe është argumentuar, Meta ka patur gjithmonë të drejtë se mendohet shumë kur fletë me partnerët…

Pas largimit nga Presidenca mund të shpalleni non grata?

Non grata? Mua me vjen per te qeshur me kete ceshtje. Do te isha i zhgenjyer nese nuk do te ndodhte sa kohe jam President. Ilir Meta nuk ka asnje problem me ligjet ne SHBA. Nuk ka paguar asnjehere as ne te bardhe, as ne te zeze per te bere foto me Presidente te SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA.

Ilir Meta ka nje raport te pare dhe te shenjte me Shqiperine dhe nuk ben asnje akt qe lendon Shqiperine. Kete une ja u kam bere te qarte te gjitheve. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë. Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë.  Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër.

Pas