Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

2025/02/28 at 11:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, që fillon më 1 Mars.

Teksa thotë se muaji i Ramazanit është një muaj i bekuar reflektimi, Spahiu shprehet se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.

Mesazhi i plotë:

Nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror.

Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj.

Ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar. Është një mundësi e artë për të shprehur falënderim ndaj Tij, për të kultivuar durimin, për të rivitalizuar lidhjen tonë me Kuranin Famëlartë dhe për të rrezatuar dashuri ndaj të tjerëve.

Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.

Allahu (xh.sh.) thotë në Kur’an: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.”

(Sureja El-Bekare, ajeti 183)

Ky mesazh hyjnor na rikujton se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.

Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë.

Lusim Allahun Fuqiplotë që të na japë forcë, përkushtim dhe sinqeritet për ta jetuar këtë muaj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përfituar nga mirësitë dhe begatitë e tij të shumta.

Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!

Ju sugjerojmë

Ambasada e SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet,Berisha:Mesazhi, asgjësimi i Edi Ramës
Aktualitet

“Farsa elektorale”/Berisha:Raporti përfundimtar do i dërgohet të gjitha kancelarive

30 Maj, 2025 12:39 pm
Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur
Rajoni

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur

30 Maj, 2025 12:31 pm
Ankesa e PD për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit
Aktualitet

Ankesa e PD për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit

30 Maj, 2025 12:09 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Po tentonte të vidhte 1 automjet, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

Po tentonte të vidhte 1 automjet, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari në Elbasan

30 Maj, 2025 11:57 am
Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Bota

Macron:Ashpërsojmë qëndrimin ndaj Izraelit, nëse vazhdon bllokimi i ndihmave në Gazë

30 Maj, 2025 11:31 am
Shtyhet seanca për dosjen “Metamorfoza” ja kur mbahet procesi i ardhshëm gjyqësor
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen “Metamorfoza” ja kur mbahet procesi i ardhshëm gjyqësor

30 Maj, 2025 11:30 am
Në Qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave/ Kos: Në Shqipëri po bëhet punë..
Aktualitet

Në Qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave/ Kos: Në Shqipëri po bëhet punë..

30 Maj, 2025 11:18 am
Fier/ Ndërron jetë në kopësht një fëmijë 3 vjeç
Aktualitet

Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ AKU: Shkak, vezët me salmonelë

30 Maj, 2025 11:13 am
Korçë/ Përgatisnin doza kanabisi dhe i shisnin në qytet, pranga dy bashkëpunëtorëve
Aktualitet

Korçë/ Përgatisnin doza kanabisi dhe i shisnin në qytet, pranga dy bashkëpunëtorëve

30 Maj, 2025 11:10 am
Para
“Balluku shpërdoroi 80 milionë € me Tigrat 1 dhe 3”, Bardhi: I kam kërkuar SPAK hetim penal për zv.kryeministren 

“Balluku shpërdoroi 80 milionë € me Tigrat 1 dhe 3”, Bardhi: I kam kërkuar SPAK hetim penal për zv.kryeministren 

“Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”, koalicion për zgjedhjet e 11 majit/ Lapaj: Me çdo kosto në krah të drejtësisë 

“Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”, koalicion për zgjedhjet e 11 majit/ Lapaj: Me çdo kosto në krah të drejtësisë 

“Do ua bëjmë 8 me 2”/ Veliaj nga qelia: Kush do të më shohë keq, tregon pafuqinë e atyre që i mundëm 7 herë…

“Do ua bëjmë 8 me 2”/ Veliaj nga qelia: Kush do të më shohë keq, tregon pafuqinë e atyre që i mundëm 7 herë…

TE FUNDIT

“Farsa elektorale”/Berisha:Raporti përfundimtar do i dërgohet të gjitha kancelarive

Ambasada e SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet,Berisha:Mesazhi, asgjësimi i Edi Ramës
30 Maj, 2025

Pasi i ka konsideruar zgjedhjet e 11 majit të blera dhe të dominuara nga bandat, kreu i Partisë Demokratike, Berisha...

Lexo më shumë

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur
30 Maj, 2025

Disa persona janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi paraditen e sotme në depon e fabrikës ushtarake “Krusik”, në Valevë...

Lexo më shumë

Ankesa e PD për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit

Ankesa e PD për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit
30 Maj, 2025

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka shtyrë për herë të dytë shqyrtimin e ankimit të Partisë Demokratike për qarkun Kukës...

Lexo më shumë

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
30 Maj, 2025

Neurostimulimi ngre në këmbë një paraplegjik. Verifkohet në Itali për të parën herë në botë një rezultat i tillë, mbi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com