Aktualitet

Muaji i Ramazanit, Rama e Kryemadhi urojnë besimtarët: Agjërim të lehtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 13/04/21 |
Opi Nion

Besimtarët myslimanë kanë nisur sot muajin e shenjtë të Ramazanit. Për 30 ditë radhazi në mbarë botën, myslimanët do të ndjekin ritualin e agjërimit në shenjë përuljeje ndaj Zotit.

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka uruar besimtarët myslimanë. Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan:

“Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit”.

Ndërkohë një urim ka pasur edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë.

Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri.

Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!”, shkruan Kryemadhi në Facebook./Opinion.al

Pas