Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për PS-së, Erion Veliaj deklaroi se e majta ka fituar Kamzën, bastion i së djathtës. Teksa ndër të tjera ka theksuar se u ka kërkuar kolegëve që muajin e ardhshëm të kenë muajin e vllazërisë.
Teksa ironizoi kandidatët e opozitës, Veliaj tha se askush nuk ka humbur në Laprakë.
“Ajo që i kam kërkuar kolegëve, ashtu si në oren 6 që do porosit dhe kryeministri sot ne do të duam që ta kemi muajin e ardhshëm muajin e vllazërisë ku ne i shtrijmë dorën njëri-tjetrit dhe përqafohemi. Ata janë kundërshtarët tanë, jo armiqtë tanë.
Albana Vokshi nuk është armikja jonë. A fyhet inteligjenca ime kur e shoh që varet kangjellave të shkollë? Patjetër
A më vjen mirë kur e shohë që bllokon ‘Jeronin Deradën’ dhe shkolla të tjera? Patjetër.
Por e shoh mirë që në thelb është një njëri i mirë por në partinë e gabuar. “/Opinion.al