-U tha në Opinion

“Mua më pushojnë nga puna”, publikohet biseda mes pedagoges dhe studentit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:41 - 18/10/21 |
Opi Nion

Vaksinimi i detyruar ka ngjallur pakënaqësi tek studentët. Ata të cilët nuk ishin të vaksinuar kanë debatuar edhe me pedagogët të cilët nuk i kanë lejuar në auditorë.

Në emisionin “Opinion” është publikuar një bisedë ku një student ka bërë me pedagogen e saj në Fakultetin e Mjekësisë.

Studenti refuzoi që të tregonte nëse ishte vaksinuar apo jo dhe pedagogia sipas urdhrave që ka marrë ishte e detyruar që ta nxirrte atë nga mësimi.

Pedagogia: Ti e ke vaksinën?

Studenti: Kam të drejtën të mos e jap informacionin nëse jam i vaksinuar ose jo.

Pedagogia: Unë të nxjerr nga mësimi me urdhrin që kam, s’kam ç’të bëj.

Studenti: Unë kam të drejtën të arsimohem, nuk më nxjerr dot me forcë.

Pedagogia: O djali, mua më ka ardhur me urdhër, mua më pushojnë nga puna.

Studenti: Unë mund të jem vaksinuar, po them që kam të drejtën të mos jap informacion.

Pedagogia: Unë nuk të nxjerr me forcë, por ka një polic, mund të bësh çfarë të duash. Unë këtë urdhër kam.

Studenti: Kjo është pasaporta ime.

Pedagogia: Nuk shoh asgjë nga ato… Vazhdoni atë që ju thashë.

Pas