Ukraina është çerekfinalistja e fundit e “Euro 2020”.
Ekipi i drejtuar nga Andriy Shevchenko mundi 2-1 Suedinë, pas një goli të Dovbyk në minutën e 121 të ndeshjes, atëherë kur të gjithë prisnin goditjet e 11-metërshave.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1. Golit të Zinchenkos në minutën e 27 iu përgjigj Forsberg, në minutën e 43-të.
Tashmë, Ukraina do të gjejë në çerekfinale Anglinë, që mundi pasdite Gjermaninë.