Aktualitet

Mposhti pas 61 ditësh COVID-19, Andi Përmeti poston mesazhin emocionues


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:40 - 29/12/20 |
Doriana Çepunaj

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Andi Përmeti, ka fituar pas 61 ditësh betejën me COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale në ditën e lindjes së bashkëshortes, ai shprehet se tashmë mund të festojnë ditëlindjen e saj dhe triumfin përballë COVID-19.

“Tashme mund te festojmë! Gëzuar ditëlindjen Fjona! U bëfsh 100 vjeç! Tashme mund te festojmë, jo vetëm ditëlindjen tende por edhe fitimin e betejës 61 ditore ndaj COVID-19. Një beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy. Përditë, pranë meje, duke me mbushur me buzëqeshje dhe gënjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po përmirësohesha ndërsa maska dhe veshja anti-COVID te mbulonin friken e ndonjë lajmi te kobshëm qe mund te merrje nga momenti ne moment.

Ti ia dole mes ankthit dhe frikës te me mbaje me shprese, qe asgjë e keqe s’do te me ndodhte dhe unë e fitova betejën time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje përditë duke me qëndruar pranë! Fitorja e betejës ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku ia dolëm. Tashme mund te festojmë! Gëzuar!”, shkruan Andi Përmeti.

Kujtojmë se deputeti Andi Përmeti u kurua në Turqi për COVID-19 pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ai u negativizuar nga virusi pak javë më parë por vazhdoi trajtimin e veçantë mjekësore për shkak të pasojave të koronavirusit./ Opinion.al

Pas