Sport

Mposhtet për herë të tretë Barcelona


               Publikuar në : 18:05 - 02/11/19 |
Opi Nion

Barcelona është mposhtur sot me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj Levantes, duke regjistruar kështu humbjen e tretë.

Humbja e Barcelonës është dhe në favor të rivalëve të saj, Real Madrid, të cilëve u jepet dhe një mundësi për të marrë kreun e klasifikimit të La Ligas.

Ndeshja e sotme, Barcelona- Levante, u duk si një ndeshje e lehtë për “blaugranat”, por ndodhi e kundërta.

Messi kaloi të tijët në avantazh në pjesën e parë të takimit. Argjentinasi shënoi nga pika e penalltisë golin e tij të 500 me këmbën e majtë.

Levante u rikthye furishëm në pjesën e dytë dhe në minutën e 61 barazoi takimin me Campana. 2 minuta më vonë një gabim i Ter Stegen dhe mbrojtësit katalanas solli dhe avantazhin e vendasve. Rezultati përfundimtar i takimi u vulos nga Radoja në minutën e 68./ Opinion.al

Pas