Juventusi është mposhtur me rezultatin 2-0 në miqësoren e zhvilluar sot ndaj Totenhemit. Bardhezinjtë kanë shfaqur probleme në qendër të mbrojtjes, aty ku boshllëku i lënë nga Bonuçi që u largua drejt Milanit duket i vështirë për t’u mbushur.
Herri Kejn kaloi anglezët në avantazh në minutën e 10, ndërkohë që goli i dytë u shënua nga Eriksen në minutën e 52-të. Skuadrat e nisën ndeshjet me shumicën e lojtarëve titullarë, ndërkohë që në pjesën e dytë u dhanë hapësirë edhe futbollistëve të tjerë që ishin në dispozicion të trajnerëve përkatës.