Sport

Mposht Lazion, Milani drejt Champions


               Publikuar në : 22:50 - 13/04/19 |
Opi Nion

Ka përfunduar me rezultatin 1-0 ndeshja mes Milanit dhe Lazios. Më këtë fitore Milani merr vendin e katërt në Seria A me 55 pikë.

Rezulati i sotëm e çon Milanin drejt zonës së UEFA Champions League vitin e ardhshëm.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Franck Kessie, 12 minuta përpara fundit. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë, bardhekaltërit qëndrojnë 4 pikë larg zonës së Europa League dhe 6 pikë nga Champions./ Opinion.al E.Xh.

Pas