Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Motrat përballen tek “Shihemi në gjyq”: Turp, unë të kam rritur ty

2019/10/06 at 6:44 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Motrat përballen tek “Shihemi në gjyq”:  Turp, unë të kam rritur ty

Valentina dhe Drita, dy motra nga Vlora, ishin sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” të programit “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan.


Sherri për pronat ka sjellë dy motrat përballë njëra-tjetrës në seancën e ndërmjetësimit. Gjithçka ishte në rregull deri në momentin kur dy motrat beqare, të cilat jetojnë me nënën 90-vjeçare dhe janë përkujdesur për babanë deri në momentet e fundit të jetës së tij, vendosën që shtëpinë ta kthejnë në dy dyqane.

Pasi u vu re që dyqanet sillnin të ardhura, vëllai dhe 3 motrat e tjera nisën të kërkonin pjesë dhe kështu nisën konfliktet e njëpasnjëshme. Valentina i kërkoi publikisht motrës së madhe që t’ia falin shtëpinë, por 70-vjeçarja këmbënguli se do ta ndjekë me gjyq çështjen dhe se do të marrë pjesën që i takon.

Valentina: Unë kam tre vjet që kam një konflikt me motrat dhe vëllezërit. Unë kam një apartament 66 metra katrorë buzë rrugës Vlorë-Skelë. Konflikti nisi kur bëmë një kontratë qiraje dyqani dhe vendosa të shkoj tek noterja, Irena Bimo. Ajo më tha vendos aktin e trashëgimisë së babait, kontratën e dhurimin dhe të qirasë. Duhet të bësh kontratën e shtëpisë më tha dhe më pas kontratën e dhurimit. E bëra dhe ma rivlerësoi shtëpinë pa inxhinier, me 4 milionë lekë të vjetra.

Drita: Cili është ai inxhinier që vlerëson shtëpinë tonë, 2 dhoma, 1 kuzhinë për 4 milionë lekë? 4 milionë nuk është as një kasolle në fshatin më të humbur të Shqipërisë.

Valentina: Pusho të them unë ty se ti erdhe të firmosje kontratën e dhurimit, pse nuk e lexove.

Drita: Unë të thashë që nuk firmos në letër të bardhë dhe ti më the Irena kështu i bën. Edhe ti ke gabimet e tua.

Valentina: Ne jemi 6 fëmijë dhe këta më thonë të gjithë mua që e kam gabim. Unë vajta të marr dokumentin te Irena dhe ajo më talli dy muaj rresht. Brenda familjes problemi është që unë i kam shërbyer prindërve për 11 vjet. Babai im ishte i paralizuar. Këta të gjithë kanë qenë me punë të mira.

Drita: Ti ishe e vogla moj, ti do të rrije me babanë.

Valentina: Tani unë kërkoj që të ma falin mua këta pjesën e babait.

Drita: Pjesën e babait nuk ta falim ne se do ushqehemi.

Valentina: Jazëk të qoftë ty dhe turp. Dhe vëllai im që i ka fëmijët në Amerikë ka 5 vjet që e hap dyqanin dhe s’më jep qira. Janë bërë të gjithë bashkë dhe nuk vijnë ta shikojnë nënën.

Eni Çobani: Zonja Drita, ju që iu bie 6-7 metra në atë shtëpi për çfarë e kërkoni?

Drita: Unë e dua për ndihmë ekonomike. Kam një pension të vogël. Kam tre djem të papunë, burri më ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Ne dilnim shisnim paketa për të bërë kimioterapitë e tij. Fëmijët e mi rrinin pa darkë se mundoheshim t’i plotësonim kushtet burrit që ai të shërohej. Ai nuk ia doli dhe mua më duhej të mbaja familjen me 85 mijë lekë. A mbahet familja veti 4 me aq para? Ndërsa motra ime hante mish.

Valentina: Unë si dua këta si motra e vëllezër.

Drita: Unë të kam rritur ty.

Valentina: Dhe unë të kam rritur fëmijët. Motër do bëj Eni Çobanin nëse pranon të më zgjedhë problemin. Të prishë rivlerësimin e pasurisë 4 milionë të vjetra dhe ta ndaj me gjyq mes anëtarëve të familjes. Kjo është fjala ime e fundit.

Eni Çobani: Motër do më bësh, por pjesë nuk dua.

Drita: Dëgjo këtu, unë nuk të firmos. Nuk më ndihmove kur pata hallin e burrit, nuk dua as unë të të shoh me sy.

Valentina: Më thotë mua që kursej, po unë do kursej se s’kam njeri. Ti ke fëmijët thesar.

Drita: Të ishe martuar edhe ti si gjithë të tjerët.

Ardit Gjebrea: E kujt është shtëpia?

Drita: E prindërve është, babai nuk donte t’i shiste, thoshte të ushqehen fëmijët.

Eni Çobani: Bëhet fjalë për një pasuri 66.36 m2 dhe zonjat kanë jetuar në atë apartament. Sot zonjat e kanë ndryshuar banesën e kanë bërë dy dyqane. Dhe zonja Drita thotë që nëse aty do të jetonte nëna dhe motrat mund ta rishikonin situatën, por janë dy dyqane dhe kërkojnë një qira. Sa janë qiratë e dyqaneve në Vlorë?

Valentina: 600 mijë lekë zonja Eni. Por dyqanet i kemi rregulluar ne dhe njërin e kemi ne, tjetrin e ka nipi, i cili nuk jep sepse thotë jam trashëgimtar.

Drita: Sot nuk ka ligj që ndan djalin nga vajza. Ajo shtëpi në Vlorë është marrë se ne ishim 6 fëmijë dhe të gjithë jemi pjesëtarë. Kur do ta gëzoj unë pjesën e babait, unë jam 70 vjeç.

Valentina: Zonja Eni unë dua që të hiqet vlerësimi i shtëpisë 4 milionë lekë të vjetra.

Eni Çobani: Vali është nga ato vajza që ka sakrifikuar. Me të vërtetë Drita thotë përse nuk është martuar, por të bësh këtë pyetje sot nuk është e thjeshtë. 5 metra nuk të bëjnë gjë ty zonja Drita.

Drita: Unë jam fëmija i madh dhe kam vuajtur më shumë se të gjithë. Unë kam nevojë për ndihmë. Deri tani ne nuk kemi kërkuar asgjë, këtej e tutje unë nuk firmos për dyqanet. Asaj përse nuk i vjen keq për mua? Këtë punë do ta zgjidh me gjyq.

Valentina: Ju bridhni me makina dhe tani që u bëra unë pak më mirë, i doni ju. Jazëk. Merrini, merrini të gjitha. Unë nuk do t’i marr me vete.

Drita: Po unë nuk kam dalë të pi një kafe, s’kam parë Gjirokastrën, Sarandën, këto hanë mish e peshk nëpër lokale. Unë nuk dua kursimet e Valit, dua pjesën që më takon.

Eni Çobani: Kush i do kursimet?

Valentina: Kursimet e mia i do nusja e vëllait zonja Eni.

Eni Çobani: Zonja Drita pasuria e tyre për fëmijët tuaj do mbetet, se dy motrat beqare janë.

Drita: Unë nuk pyes për fëmijët, unë i dua për veten time.

Eni Çobani: Ku është zemra e shqiptarit që fal dhe jep. Po të ishte ndonjë hotel apo pallat sigurisht që të merrje, por në një sipërfaqe kaq të vogël nuk e kuptoj.

Drita: S’ka gjë, aq sa më takon dua unë.

Valentina: Edhe pse këta bëjnë gjithë atë sherr, unë do iu fal dyqanin e vogël 23 m2 le ta ndajnë të katërt dhe unë me motrën të marr dy dhomat. Ta bëjmë paqe, e të mos zihemi më, të kemi dashurinë dhe unë në portën time ata në të tyren.

Eni Çobani: Zonja Vali po thotë që motra e tjera dhe vëllai të ndajnë dyqanin 23 m2 dhe mos futen tek pjesa ku është nëna dhe dy motrat beqare. E pranoni ju këtë?

Drita: Jo, jo, me gjyq, pastaj.

Valentina: Tani unë nga motra ime kërkoj të pajtohemi dhe të vazhdojmë me gjyq, sepse edhe të tjerët gjyq duan./ Burimi: TvKlan

Etiketa: dritahihemi ne gjyqvalentina


Ju sugjerojmë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Kosova voton, policia ndalon 20 persona

Kosova voton, policia ndalon 20 persona

Zgjedhjet në Kosovë, arrestohet një person

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë

Nis procesi i numërimit të votave në Kosovë
















TE FUNDIT

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
5 Qershor, 2025

Nga dashuri, në urrejtje! Vazhdon të thellohet përçarja mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, pas largimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com