Kryesore

​Motra e shtatzënës së vrarë në Kosovë rrëfen mes lotësh si e mori vesh lajmin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 01/12/22 |
Opi Nion

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku një grua 35-vjeçare shtatzënë u vra nga ish-bashkëshorti i saj tronditi mbarë opinionin publik.
Sakaq, Mirushe Lohaj, motra e 35-vjeçares, deklaroi në një rrëfim për KosovaPress për momentin kur mori vesh lajmin.

“Rastin e kam kuptuar në lajme, motra e dytë është e martuar në Sllovi dhe më ka thirrur. Më tha ‘oj motër është një rast edhe veç motra jonë është’. Thash jo jo se desh u alivanosa dhe më tha ‘po’. E kam thirrur menjëherë burrin dhe jemi nisur, jemi nisur me një veturë që kishte gjasa të na linte në rrugë”, u shpreh mes lotësh Mirushja.

Ajo insistoi se policia ka qenë në dijeni si dhe mjekët për rastin e saj me ish-bashkëshortin me të cilin kishte qenë e martuar për katër muaj.

“Policia ka qenë në dijeni për rastin pasi që prej katër muajsh është ndarë prej tij. Motra s’na ka treguar neve asgjë, ama ne kemi ardhur e kemi vizituar”, tha Mirushe Lohaj.

Ajo tregoi se për vizitë kanë qenë edhe vjehrra e viktimës, pra nëna e autorit të krimit bashkë me vajzën e saj dhe kishin tentuar të pajtonin çiftin e divorcuar.

“Kishte qenë vjehrra e vetë dhe kunata e saj një ditë aty dhe ne s’kemi folur. Ajo ka dalë ka bërë muhabet dhe i thoshte ‘kthehu për hatër të fëmijës’. I ka thënë ‘kush të mori në qafë’ dhe ja ka kthyer ‘djali yt më ka marrë në qafë’”, tregon Mirushja.

35-vjeçarja u vra në ditët e saj të fundit të shtatzënësisë nga ish-bashkëshorti. Ende nuk dihet motivi që shtyu ish-bashkëshortin për të kryer krimin e rëndë. Ngjarja ndodhi para Klinikës së Gjinekologjisë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas