Aktualitet

Motra e radikalistit: Gruaja e fëmijët duan të bredhin, Xherxhi s’i ka dhunuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:59 - 07/11/22 |
Opi Nion

Motra e radikalistit, Xherxh (Gjergj) Laçit, në një deklaratë për mediat është shprehur se familja e vëllait të saj nuk ka asnjë të ardhur, ndërsa akuzoi shtetin që nuk i ka ndihmuar dhe nuk iu ka gjetur punë.

Ndryshe nga çfarë deklaroi i ati, ajo shprehet se i vëllai nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor, por thotë se ai është vetëm me diabet.

Lidhur me akuzat për ngujim, motra e radikalistit shprehet se gruaja dhe fëmijët e, Xherxh (Gjergj) Laçit e bëjnë për të dalë.

“Ata janë pa rrogë, pa asgjë. Erjon Veliaj ça bën? Pse nuk e mori atë familje që ti çonte në punë. I le qeveria deri sa të denoncohet. Pse të shkojë atje, të lirohet, ai të shkojë në punë. T’ja çojnë fëmijët  në shkollë bashkinë. Gruan t’ja çojnë në punë, pastruese në bashki. Ta ndihmojnë këtë familje. Ne jemi në punë, tërë kohës punojnë. Ky t’i qesë këta? Te katër rrugët e Shijakut? Ka dhënë urdhër me e prish shtëpinë. Gjergji është fiks fare me trunin, s’ka asnjë sëmundje, është vetëm me diabet. Kështu ka thënë doktori. Të shkojnë të arrestojnë doktorin. Nuk i ka dhunuar fare. Ata pretendojnë të dalin, të bredhin rrugëve. S’i ka dhunuar. Ata t’i marrë shteti t’i çojë në gjimnaz. Shtëpinë janë duke ja prishur. Specialist është Gjergji. Shkollën e lartë ka mbaruar Gjergji. Profesor ka mbaruar Gjergji. Gjergji është njish fare, i marrshin të keqen kush e shan.”, tha e motra.

Pas