Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Motra e Dumanit u pajis me certifikatë sigurie? Reagon Ministria e Jashtme

2022/06/19 at 3:33 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Motra e Dumanit u pajis me certifikatë sigurie? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas lajmeve për punësimin dhe pajisjen me çertifikate sigurie të motrës së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani në këtë institucion.


Në një reagim për mediat ministria thotë se Znj. Xh.D, është përzgjedhur për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ.  Emri i saj ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për Programin Kombëtar të Praktikave të Punes sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhjen e studentëve për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1 vjeçar.

Pra, ministria sqaron se znj. Xh.D ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhja bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët në administratën publike.

Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Më tej në reagim thuhet se në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK.

Njoftimi i MEPJ

Ditën e djeshme në një numër mediash janë publikuar raportime mbi punësimin në MEPJ dhe pajisjen me çertifikate sigurie të motrës së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, znj. Xh. D.

Nisur nga interesimi që natyrshëm ka ngjallur ky rast, por edhe nga nevoja për të korrigjuar disa pasaktësi në raportimet mediatike, duam të informojmë opinionin publik si më poshtë vijon:

Znj. Xh.D, është përzgjedhur për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ. (thirrja VI, Programi Kombëtar i Praktikave të Punes, te Ministrisë se Arsimit, në zbatim te VKM nr. 395, datë 29.04.2015, “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike” e ndryshuar.)

Emri i znj. Xh.D ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhjen e studentëve, bazuar në metodologjinë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar tek buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhen një numer i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1 vjeçar. Emrat e praktikantëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse ku ata kanë kryer praktikat e punës.
Pra, znj. Xh.D ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhja bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administratën publike.

Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në perfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Znj. Xh.D nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ.
Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ.

Duam të sigurojmë publikun por edhe mediat e interesuara, që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO. Informacionet e klasifikuara në MEPJ trajtohen me rregulla e procedura të posaçme dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësish kanë akses në to.

 

 



Ju sugjerojmë

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro
Bota

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro

27 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
Bota

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

27 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
Bota

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

27 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës
Kronikë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës

27 Dhjetor, 2025 2:56 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me jetë të atin, arrestohet 34-vjeçari

27 Dhjetor, 2025 2:20 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Aktualitet

Përfshihen nga flakët disa autobusë të braktisur në Durrës

27 Dhjetor, 2025 2:14 pm
Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku
Aktualitet

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

27 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
Bota

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

27 Dhjetor, 2025 9:43 am
Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 Dhjetor, 2025 9:41 am
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Bota

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

27 Dhjetor, 2025 9:39 am
Para
Kush nuk rinovon siguracionin brenda 30 ditëve, do gjobitet automatikisht

Femrat në timon, problematike për policinë

Autostrada e ngarkuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit ose Elbasanit

Autostrada e ngarkuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit ose Elbasanit

Veprimet ushtarake në kufi me Ukrainën, NATO paralajmëron Rusinë

NATO: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite
















TE FUNDIT

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro
27 Dhjetor, 2025

Autoritetet italiane kanë kryer një operacion të madh të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Gjenovës kundër një qelize...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
27 Dhjetor, 2025

Agjencitë kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë thanë se po hetojnë akuza për blerje votash nga anëtarë të parlamentit dhe se...

Lexo më shumë

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
27 Dhjetor, 2025

Shkencëtarët britanikë kanë kombinuar me sukses ADN-në e tre personave të ndryshëm – një baba, një nënë dhe një donator...

Lexo më shumë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës
27 Dhjetor, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29 vjeçare, e cila duke drejtuar automjetin e saj ka përplasur një 69-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com