Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

“Siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare të Lezhës do të jetë prioritet edhe këtë sezon veror. Bashkia ka caktuar 10 vendqëndrimet për mjetet ujore, ndërsa monitorime do të jetë i vazhdueshëm në bashkëpunim edhe me Agjensinë Kombëtare të Bregdetit dhe Policinë kufitare për një sezon sa më të mbarë”, raporton gazetari Martin Marku.

Pjesa më e madhe e vendqëndrimeve të caktuara për motorët e ujit është në Shëngjin.

“Janë një te Rana e Hedhur, gjashtë në Shëngjin dhe tre në bregdetin e Tales. Bashkia bën caktimin  vendqëndrimeve dhe ruajtjen e sigurisë pranë tyre. ndërsa për lejen e mjeteve lundruese merret leje te Agjensia Kombëtare e Bregdetit dhe i monitoron në bashkëpunim me Policinë Kufitare”, tha nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi.

Autoritetet kanë në vëmendje edhe elementët e tjerë të sigurisë në plazhe.

“Ka krijuar strukturën e përshtatshme për vendosjen e tyre ku do të ofrojë shërbimin e saj me siguri, me vrojtues dhe me komplet mbërvajtjen e këtij procesi.”

Edhe operatorët turistikë që operojnë në këtë bregdet thonë se situata është e qetë. Ndryshe nga vite të kaluara kur ka patur problematika

“Vitet e fundit është eleminuar ky problem.”

“Normalisht ka problematika, por deri tani ndonjë shqetësim serioz nuk ka pasur.”

Situata aktualisht paraqitet e qetë edhe në bregdetin e Velipojës. Autoritetet aty kanë licensuar vetëm një subjekt për të operuar me aktivitetin e motorrëve të ujit.

“Ndërkohë që janë miratuar dy stacione për vendparkimin e mjeteve lundruese, për autoritetet rrezikshmëri paraqet fakti se këtë vit janë shumë përdorues vetja të jetskive, të cilëve u mungon informacioni, çka paraqet rrezikshmëri për pushuesit”, raporton gazetarja Emi Kalaja.

Vitet e shkuara edhe në Velipjë nuk kanë munguar ngjarjet me motorrët e ujit ku për shkak të përplasjes së këtyre mjeteve lundruese ka patur edhe viktima.

Klan News




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT