Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në në afërsi të Pallatit me Shigjeta.
Në aksident janë përfshirë një motor që drejtohej nga E.M. 22 vjeç dhe një automjet me drejtues 23-vjeçarin.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.