Një aksident është regjistruar sot në afërsi të TEG-ut, ku një motomjet është përplasur me një betoniere.
Policia informon se shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet betoniere me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al