Një avion ka bërë ulje emergjente pasi një zog është përplasur në motorin e tij. Momenti i frikshëm është regjistruar nga pasagjerët dhe video po bën xhiron e rrjetit.
Avioni i LATAM Airlines, me bazë në Kili, ishte nisur nga Salvador për një fluturim tre-orësh drejt Sao Paulo, kur një zog goditi papritur krahun e djathtë të avionit.
Videoja nga brenda fluturimit tregon shkëndijat që vijnë nga motori ndërsa piloti kthehet për të bërë një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Salvador-Deputado Luís Eduardo Magalhães.
Pasi piloti e ul për mrekulli avionin, pasagjerët e duartrokasin atë për manovrat e tij. Ndërsa avioni ulet, motori shpërthen në flakë. Madje, një pasagjer ishte aq mirënjohës që kishte mbijetuar, saqë doli nga avioni i gjunjëzuar.